Në aeroportin e Selanikut arrestohet një grua për shkak të trafikimit të paligjshëm me organe njerëzore

56 Lexime

Doganat e aeroportit të Selanikut “Makedonia” në bagazhin e një udhëtare, e cila nga Moska ka arritur në Selanik, ka gjetur qeliza të sterilizuara njerëzore që shfrytëzohen për keratoplastikë, gjegjësisht për transplantimin e korneas së syrit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Qelizat speciale të paketuara nuk i kishin konfirmimet e nevojshme siç është paraparë nga Organizata kombëtare për transplantim dhe prandaj janë konfiskuar si lëndë e trafikimit të paligjshëm.

Udhëtarja është arrestuar, ndërsa ka pohuar se si ciceron është dashur të marrë të huaj nga Selaniku dhe t’i dërgojë në ishullin Kretë dhe se ka qenë në dijeni se transporton ilaçe, që është dashur t’i dorëzojë deri tek të punësuarit në agjencinë turistike.

Rastin e ka ndërmarrë prokurori kompetent publik. Drejtoria e pavarur për të ardhura publike e Greqisë kumtoi se bëhet fjalë për një sukses të rëndësishëm në luftën kundër trafikimit të paligjshëm me organe njerëzore.(koha.mk)