Kelmendi fiton medaljen e artë, kurse Gjakova të argjendtë në Lojërat Evropiane

56 Lexime

Xhudistet nga Kosova, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kanë fituar medalje në Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogram, pas fitores në finale ndaj xhudistes nga Rusia, Natalia Kuziutina.

Kurse Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri 57 kilogram, pasi që në finale u mposht nga xhudistja nga Rusia, Daria Mezhetskaia, përcjellë KOHA.

Në Lojërat Evropiane në Minsk, Kosova përfaqësohet me 12 sportistë, ku xhudo ishte sporti nga i cili Kosova edhe priste medalje.

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka ka postuar ne rrjetin social Facebook një mesazh i shoqëruar nga kampionia, Kelmendi. (koha.mk)