Zvicër: Autobusi maqedonas në flakë, nuk ka udhëtarë të lënduar

Date:

Një autobus maqedonas është djegur tërësisht, pak pas mesnatës në autostradën zvicerane A2 në drejtim të Lucernit. Vozitësi e kishte hetuar me kohë zjarrin dhe ishte mënjanuar në korsinë emergjente. Të gjithë udhëtarët kanë shpëtuar, ndërsa autostrada ka qenë e mbyllur.

 

a

 

Autobusi maqedonas ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Lucernit. Rreth orës 0.30, në qendrën emergjente të zjarrfikësve kishte ardhur një thirrje se një autobus po digjej, thuhet në një komunikatë të policsë zvicerane, transmeton „Shtegu.com“.

 

s

 

Zjarrifkësit kishin arritur ta shuanin zjarrin në autostradën A 2 në afërsi të Strengelbach. Policia zvicerane menjëherë e kishte bllokuar autostradën, duke devijuar rrugën. Rreth orës katër të mëngjesit, më në fund gjithçka kishte përfunduar mirë, duke u larguar pasojat e zjarrit.

 

d

 

Policia kantonale ka filluar hetimet lidhur me shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa sipas deklaratës së vozitësit, ai e kishte hetuar humbjen e fuqisë së motorit të autobusit. Menjëherë ishte ndaluar në korsinë emergjente dhe gjatë vëzhgimit të autobusit, kishte vërejtur flakë në pjesën e motorit. Të gjithë katër pasagjerët e autobusit janë shëndoshë e mirë dhe kanë shpëtuar pa asnjë pasojë. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...