HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

Date:

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË!

Hapni flamujt, le të valojnë,
mbani në duar, o ju shqiptarë!
Le të qëndrojnë mbi tokën tonë kuq e zi,
si dëshmi se shqiptarët e mbajnë gjallë këtë Shqipëri!

Flamujt duke valuar,
mbani në duar, o shqiptarë!
Sot le të valojnë për bijtë e lirisë,
për çdo trim e luftëtar të gjakut të shqiptarisë.

Kushtrim për liri!
Zgjohuni me krenari!
Se bijtë e lirisë ende qëndrojnë,
edhe kur padrejtësitë mbi ta rëndojnë.

Të lodhur nga largësia,
ku i mbajti padrejtësia,
por me zemër plot krenari,
ata mbetën burra në histori.

Ah, sa mall ka vëllai për vëllanë,
në shpirt e mban që kur u ndanë;
sa net pa gjumë, sa heshtje në lot,
sa pritje të gjata nëpër mot!

Mblidhuni, shqiptarë, nën jehonën e lahutës!
Le ta dëgjojnë fushat dhe malet,
le ta dëgjojë Dardania mbarë:
Po vijnë nga larg luanët shqiptarë!

Po vijnë nga larg,
me plagët në shpirt,
me një histori që i përgëzon
me lavdi e bukura Dardani.

Dhe kur flamujt të valojnë,
Shqipja qiellin atë ditë le ta pushtojë;E le tju tregojë se ata kan me ardh
Që të dëgjoje bota sot mbarë:

Se bijtë e lirisë nuk vdesin — ata janë gjallë,
sa të ketë Shqipëri,
sa të ketë shqiptarë!

Akad. Miftar Tërshnjaku

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...