Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Date:

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë në arsimin fillor dhe 64 mijë në arsimin e mesëm, sot nisin vitin shkollor 2026/2027.

Mësimi do të zhvillohet deri më 10 qershor 2027, ndërsa për maturantët përfundon më 17 maj. Pushimi dimëror do të zgjasë nga 31 dhjetori deri më 21 janar.

Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, deri tani janë regjistruar 14.952 nxënës në klasë të parë dhe 16.932 në vitin e parë të arsimit të mesëm.

Në 620 nga gjithsej 1.023 objekte shkollore do të zhvillohet mësim me një turn. Ndërkohë, për shkak të mungesës së nxënësve, 26 shkolla rajonale do të mbyllen përkohësisht.

“ „

Për nxënësit me nevoja të veçanta arsimore janë angazhuar 1.358 asistentë në arsimin fillor dhe 166 në arsimin e mesëm.

MASH njofton gjithashtu se janë siguruar 622 mijë tekste shkollore, ndërsa nga marsi i vitit 2027 mësuesit pritet të kenë rritje të pagave prej 7,5 deri në 10 për qind, në varësi të inflacionit. (Lideri.mk)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...