Politikani ri kosovar nga Zvicra kundër radikalizimit të të rinjve

Date:

Në një artikull të „Landbote.ch“ thuhet se në qytetin zviceran Winterthur, radikalizimi i të rinjve nuk ka të ndalur. Deri më tani, gjashtë persona kanë shkuar nga ky qytet në Xhihad, dy prej të cilëve janë të rinj shqiptarë. Lidhur me ekzistimin e radikalizimit të të rinjve në Winterthur është pronocuar edhe politikani i ri shqiptar nga po i njëjti qytet, i cili ka konfirmuar lajmin se myslimanët e qytetit janë radiklaizuar kohëve të fundit. Si mysliman i radhëve të Partisë zvicerane EVP, ai kohë të gjatë është duke kërkuar që të krijohet një rrjet kundër radikalizimit. „Muajve të fundit kam dëgjuar për disa të rinj të radikalizuar që kanë dashur të udhëtojnë për në Siri, për t`iu bashkuar ISIS-t.“, ka deklaruar Bunjaku, njofton „Shtegu.com“. „Partnerët e mi bashkëbisedues, janë të bindur se këta persona janë të radikalizuar prej njerëzve nga Winterthuri“, pohon ai duke dyshuar se në qytet ekziston „një celulë islamiste“.

 

 

Nga ana tjetër, xhamitë dhe shoqatat kulturore islamike mohojnë të kenë dijeni për anëtarë radikalë që i vizitojnë ato.

 

 

Sipas Bunjakut, përfaqësuesit e xhamive nuk dinë se si të ballfaqohen me problemin. „Ata ndjehen të lënë në mëshirë“. Tashmë, Bunjaku ka inicuar një grup pune ndërkonfesional për të penguar radikalizimin e mëtutjeshëm të të rinjve.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...