Vëllezërit Berisha hapin restorantin në mes të Bernës për festat e Nëntorit

Date:

Vëllezërit Arton dhe Pajtim Berisha nuk janë të panjohur në biznesin e hotelierisë në Kantonin Bernë të Zvicrës. Së shpejti, në kryeqytetin zviceran ata do të hapin një restorant me orar të punës 24 orësh dhe dy klube në „Parkterrasse“ të Bernës.

 

 

Nga fundi i nëntorit, dy klubet i ftojnë qytetarët që të festojnë hapjen e dy klubeve. Pas startit të ri të këtyre lokaleve fshihen vëllezërit Arton dhe Pajtim Berisha, si dhe DJ zviceran Marcel Zimmerli aka Mark Main nga Thuni, informon „Radio Energy Bern“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Me hapjen e këtyre lokaleve, tre iniciatorët dëshirojnë të pushtojnë zemrat e qytetarëve të Bernës, për 24 orë të tëra. Lokalet e rinj do të presin vizitorë eksluzivisht të moshës prej 18 deri 30-vjeçare, ndërsa atyre më të rinjëve u ndalohet vizita: „Nuk duam të organizojmë argëtim si në foshnjore“, ka deklaruar Zimmerli me një mbyllje të syrit.

 

 

Vëllezërit Berisha kanë përvojë në këtë biznes, pasi tashmë një vit janë duke e udhëhequr me sukses „X“ barin në Thun, ndërsa Zimmerli u jep përprahje në administratë dhe marketing. Edhe ai nuk është një faqe e pashfletuar, me një përvojë të madhe.

 

 

Restoranti do të jetë i hapur për 24 orë, gjatë tërë javës dhe është paraparë që t`i tërheqë e t`i shërbejë mysafirët e Postës zvicerane, ndërtesa e së cilës është në afërsi, si dhe një klubi shkollor. Përpos kësaj, ai do të jetë edhe në disponim të atyre të cilët kanë uri gjatë natës: „Ne kemi një leje pune 24 orëshe për restorantin dhe në muajin e parë do të testojmë se si do të shkojë puna.

 

 

Hapja e madhe e fundjavës do të bëhet më 27 dhe 28 nëntor, ndërsa hyrja deri në mesnatë do të jetë gratis.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Trazirë në protestën e punëtorëve të ndërtimit: Akuza të rënda kundër Sindikatës Unia

Pamjet ekskluzive tregojnë burra me veshje të Unia duke...

Hajdari dhe Avdullahu e bëjnë Kosovën të ëndrrojë

Dy yjet shqiptarë në ngritje të Zvicrës, Leon Avdullahu...

Austriakja 13-vjeçare konvertohet në Islam – prindërit të pafuqishëm

Në librin e tij "Si e shpëtojmë të ardhmen...

Këra dy vëllezër shqiptarë nga Gjermania dëshirojnë ta pushtojnë botën e boksit

Këtë javë, dy vëllezër të tjerë të peshave të...