PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Date:

Akad. Miftar Tërshnjaku

Sot, Kosova përballet me një nga momentet më të rënda sublime për shumë qytetarë të saj. Sot, zemra e kombit rënkon. Sot, nënat heroina mallkojnë.

Mallkojnë sepse padrejtësisht:

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Padrejtësisht?!

Ky është një akt skandaloz, një moment që prek kombin dhe prek thellë familjet e tyre, bashkëluftëtarët, veteranët, familjet e dëshmorëve dhe një pjesë të madhe të qytetarëve të Kosovës.

Në këto momente pikërisht të tilla duhet të tregojmë durim, se jemi vetë ne, si shoqëri, që e kuptojmë padrejtësinë, edhe fuqinë e ligjit.

Kujdes?!

Tani nuk na duhet gjaku i nxehtë. Nuk na duhet eskalim. Tani, o sot, o kurrë, na duhet vetëpërmbajtje dhe gjakftohtësi.

Sot, 16.09.2026, në orën 10:00 – vendimi i gjykatës duhet të trajtohet përmes rrugës juridike dhe institucioneve kompetente, e jo përmes eskalimit të gjendjes. Palët kanë të drejtën e mjeteve juridike dhe procesi nuk duhet të shihet si një kapitull i mbyllur vetëm me shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë.

Tani çdo njeri duhet të gjykojë vetë;

Qytetarët kanë të drejtë të qetë të protestojnë dhe të shprehin indinjatën e tyre dhe pakënaqësinë e tyre. Por protesta duhet të jetë paqësore, dinjitoze dhe brenda ligjit kushtetues?!

E di që u rënkon zemra e u dhemb shpirti, por:

Mos lejojmë që dhimbja të shndërrohet në dhunë.

Mos lejojmë që zemërimi të shndërrohet në përplasje mes shqiptarëve (demonstrues–policë). Jo, kurrsesi! Mbi të gjitha, mençuri e tolerancë?!

Mos lejojmë që dikush ta përdorë këtë moment për të djegur, shkatërruar apo sulmuar. Nuk duam shkatërrim të institucioneve?!

Një popull i fortë nuk matet vetëm me mënyrën se si dëmton, por matet edhe me mënyrën se si sillet kur përballet me një goditje të rëndë.

Kosova duhet të ruajë qetësinë.

Institucionet duhet të ruajnë rendin.

Nuk duhet përballje, eskalim, as me institucione vendore, as me ato ndërkombëtare?!

Qytetarët duhet të ruajnë dinjitetin.

Rrugën paqësore çdo qytetar duhet ta ndjekë?!

Protestuesit duhet të ruajnë karakterin paqësor të protestës.

Policia duhet të veprojë me profesionalizëm dhe në përputhje me ligjin.

Askush nuk duhet të marrë drejtësinë në duart e veta.

Drejtësia nuk bëhet në rrugë. Drejtësia kërkohet në gjykatë.

Nëse dikush mendon se një vendim është i padrejtë, ekzistojnë rrugët juridike për ta kundërshtuar atë. Nëse qytetarët nuk pajtohen me një vendim, ekziston e drejta demokratike për protestë paqësore.

Por dhuna nuk është përgjigje.

Hakmarrja nuk është drejtësi.

Përçarja nuk është zgjidhje.

Sot Kosova ka nevojë për mençuri politike, përgjegjësi institucionale dhe maturi qytetare.

Mos e sulmoni njëri-tjetrin.

Mos e ktheni këtë ditë në konflikt shqiptarësh me shqiptarë. Kurrsesi mos lejoni?!

Mos i jepni askujt mundësinë që një dhimbje kombëtare ta shndërrojë në kaos shoqëror. Stop dhunës, thoni?!

Le të protestojmë, nëse duam. Le të flasim, të kundërshtojmë dhe të kërkojmë drejtësi. Por le ta bëjmë me flamur në dorë, me zë të fortë. Zë që ndjehet anë e mbanë botës.

Këtu shprehim kulturën tonë kombëtare?!

Kosova nuk ka nevojë për dhunë.

Kosova ka nevojë për drejtësi.

Kosova ka nevojë për ligj.

Kosova ka nevojë për qetësi.

Dhe mbi të gjitha, Kosova ka nevojë që në këto orë të vështira të mos e humbë atë që është më e shtrenjtë: paqen dhe unitetin e qytetarëve të saj.

Gjakftohtësi!
Protestë paqësore!
Respekt për ligjin!
Drejtësia të ndiqet me drejtësi!

Sepse edhe në ditët më të rënda, Kosova duhet të mbetet mbi çdo emocion të çastit.

Fitimtare?!

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...