Zekolli: Ali Ahmeti, një dyfytyrësh politik

Date:

Analisti politik dhe ish diplomati, Arsim Zekolli, në një intervistë të tij ka thënë se kriza e vërtetë do të vijë në qoftë se BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara nuk e kuptojnë dhe e humbasin këtë shans historik dhe unik për prishjen e këtij sistemi të vjetër dhe të keq, transmeton SHENJA.

Duke folur për kreun e BDI-së, Zekolli thotë se Ahmeti nga natyra e veprimtarisë së tij politike është një person që ndryshon shpesh, në bazë të asaj se kush i garanton mbijetesën apo shpëtimin në politikë.

“Tek Ahmeti nuk ka ideologji, nuk ka orientim shpirtëror, as nacionalizëm, e as një qëllim i cili dëshirohet të arrihet, përveç atij që të jetë në pushtet me çdo kusht. Ai ishte një marksist-leninist, kur kjo ishte e përhapur dhe popullore në vitet e 80-ta. Gjatë luftërave në Kosovë dhe Maqedoni, ai bëhej më kosovarë se kosovarët, për shkak të Sali Berishës dhe Hashim Thaçit ai ishte kishte prirje drejt së djathtës, por tani kjo nuk ka kaluar te Edi Rama, i cili është socialist me bindje”, ka thënë Zekolli në intervistën e tij për BGNES.

Zekolli gjithashtu ka thënë se kur islamistët i sillnin vota, Ahmeti kishte simpati për ta, por kur kjo u bë e rrezikshme për Perëndimin, ai u bë edhe më krishterë se Mitropoliti i Ohrit. “Derisa kryeministër ishte Crvenkovski, Ahmeti atë e trajtonte pothuajse si një idhull. Për një periudhë të shkurtër të adaptimit, të njëjtën qasje e ka edhe për Gruevskin”, ka thënë Zekoli, duke shtuar se për natyrën e tij ndryshuese flet edhe fakti se partinë e tij ideologjikisht e përcakton si “tematike”. Sipas Zekollit, kjo mund të interpretohet si „varësisht se kush është në pushtet prej maqedonasve dhe cili ofron më shumë”. /Almakos/

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...