LAJM I FUNDIT: Partia zvicerane CVP aleate me LDK-në e Kosovës
Patria popullore demokristiane zvicerane (CVP) ka disa kandidatë me prejardhje nga Kosova në listën e saj zgjedhore. Edhe pse ata janë të konfesionit islam, kjo gjë nuk luan shumë rol te partia në fjalë
Për vitin zgjedhor, partitë zvicerane po përpiqen të kandidojnë me disa migrantë të natyralizuar. Ajo që është e habitshme, është fakti se në listën zgjedhore të CVP-së ka jashtzakonisht shumë kandidatë me prejardhje nga Kosova, të cilët dëshirojnë të kandidohen në Këshillin kombëtar zviceran. Hulumtimet e gazetës „Schweiz am Sonntag“ kanë dëshmuar se tashmë ekziston një aleancë në mes të CVP-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Gjatë muajit mars të këtij viti, kryetari i CVP-së, Christophe Darbellay, në Parlamentin zviceran kishte pranuar përfaqësues të LDK-së. Dhe ky nuk ishte vetëm një akt simbolik, pasi CVP i kishte ftuar shqiptarët e natyralizuar të Kosovës që të kandidohen në zgjedhjet e përgjithshme, përmes listës së saj zgjedhore, për në Këshillin kombëtar zviceran. Me sukses: Së paku njëmbëdhjetë të kandiduar me prejardhje nga Kosova, gjatë vjeshtës do të paraqiten në lista të ndryshme zgjedhore të CVP-së. Gjatë kësaj, për CVP-në nuk ka lujatur rol fakti se shumica e kosovarëve janë të konfesionit islam, megjithëse në raste të ndryshme ajo me dëshirë e propagandon religjionin e saj.
Pas një pyetje të „Schweiz am Sonntag“ në selinë e CVP-së, nëse ekziston një partneritet në mes të CVS-së dhe LDK-së, sekretarja e përgjithshme nuk ka dashur të përgjigjet, por ka pohuar se „jemi të lumtur për të gjithë personat të cilët angazhohen për CVP dhe bile edhe për ata që kandidohen për këtë parti“.
Më pak të kujdesshëm janë ata të Degës së LDK-së për Zvicër. Në ueb faqen e tyre, ata kanë postuar me krenari të madhe selfiet me këshilltaren kombëtare zvicerane Doris Leuthard dhe kryetarin e partisë CVP, Darbellay. Kryetari i Degës së LDK-së për Zvicër, Haki Latifi, tashmë një vit është edhe anëtar i CVP-së.
Lidhur me aleancën në mes të partive në fjalë, ai ka deklaruar: „Është një marrëdhënie fitimprurëse e dyfishtë. Ne guxojmë të kandidohemi në listat e CVP-së, ndërsa CVP përfiton nga potenciali ynë“.
Edhe pse kandidatët në të shumtën e rasteve janë nga fundi i listës zgjedhore, ata nuk e shohin veten si të ofenduar apo të keqpërdorur. „Kandidatët e tjerë gjithashtu duhet të zgjedhin pozitat e tyre. Ne kosovarët jemi nga fundi“, ka deklaruar kandidati nga Cyrihu, Lulzim Maliqi, i cili në garë do të startojënga pozita 29.