Vrasësi kosovar i huliganit serb edhe më tej në burg

Date:

Vrasësi i dyshuar kosovar nga Zürich-Affoltern, Jeton G., tashmë nëntë muaj është duke qëndruar në burg. Ashtu edhe do të ngelë, pasi për herë të dytë është miratuar një prolongim.

 

 

Jeton G, ka qenë disa herë i dënuar për shkaktim të lëndimeve trupore, plaçkitje dhe lëndë narkotike, ndërsa më 1 mars të këtij viti dyshohet se në rrugët e Zürich-Affoltern ka vrarë sportistin e huliganin serb B.R., shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

Zvicerani 31-vjeçar me prejardhje nga Kosova, që atëherë është duke qëndruar në burg dhe kështu do të mbetet edhe më tej. Gjykata e qarkut në Cyrih ka miratuar sërish një prolongim të burgimit, raporton „NZZ“ gjatë të martës.

 

 

Sipas avokatit të tij, Valentin Landmann, Jetoni e ka pranuar aktin e kryer në Cyrih, kishte pohuar avokati gjatë një seance në Gjykatën e Lartë, të mbajtur më 23 tetor. Gjatë takimit me B.R. ate e kishte kapluar paniku dhe kishte shtënë në vetmbrojtje.

 

 

Në këtë proces nuk ishte shqyrtuar vrasja e lartpërmendur, por rrahjet dhe plaçkitjet e mëparshme të Jetonit. Për këto, ai ishte dënuar me burg prej tre vite e gjysmë.

 

06:33:25       2015-12-09

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...