Nuk është barcoletë: Kërkohen pronarët e tre avionëve

64 Lexime

4651532461001-still

Në aeroportin në Kuala Lumpur janë duke qëndruar tre avionë gjigantë dhe askush nuk e di se kujt i takojnë. Udhëheqësia e aeroportit tashmë është duke kërkuar pronarët, përmes shpalljes publike në gazetë

 

 

Vallë, kush ka mundur t`i harrojë tre avionë të llojit „Boeing 747“? Një shpallje e jashtzakonshme e aeroportit në Kuala Lumpur: Aeroproti është në kërkim të pronarëve të tre Boeing 747. Aeroporti në shpallje u ka parashtruar një ultimatum pronarëve anonimë.

 

Edhe më tej është duke u zhvilluar kërkimi i avionit të zhdukur malejzian, që nga marsi i vitit të kaluar, por aeroporti i kryeqytetit malejzian, Kuala Lumpur është duke u ballafaquar me një problem krejtësisht tjetër: Ai është në kërkim të pronarëve të avionëve të boshatisur gjigantë. Përmes shpalljes publike në gazetë, udhëheqësia është duke kërkuar pronarët e tre avionëve të tipit 747-200F – një avion udhëtarësh dhe një për transport të mallrave.

Shpallja iu është kushtuar pronarëve anonimë, me kusht që nëse askush nuk paraqitet brenda 14 ditëve, avionët ose do të shiten, ose do të përdoren për qëllime tjera. Me këtë rast, aeroporti gjithashtu kërkon edhe tatimet e aterrimit dhe parkimit të avionëve.

Menaxheri i aeroportit, Zainol Mohd Isa ka deklaruar se avionët janë nga jashtë e jo nga Malajzia. Lënia anësh e avionëve ka mundur të ketë shumë arsye. „Ndonjëherë ndodhë që ata të mos kenë të holla, për të mbajtur relacionin e caktuar“, ka pohuar ai për „Die Welt“, njofton „Shtegu.com“.

Kjo nuk është hera e parë që të lihet anësh një avion. Gjatë viteve nëntëdhjetë, një i tillë kishte kaluar nëpër shumë duar që më në fund të shndërrohej në një restorant në kryeqytet.

 

05:50:14       2015-12-09