Vozitësi nga Zvicra paguan gjobë prej 37 800 frangash për tejkalim shpejtësie

62 Lexime

Një vozitës i Maseratit është kapur duke drejtuar me shpejtësi shumë të madhe në Simplon të Zvicrës. Kjo i ka kushtuar shumë banorit të Valisit të Epërm

Në segmentin përpara tunelit të Schallberg, njerëzve u pëlqen të shtypin pedalin e gazit. Një burrë nga Valisi i Epërm po udhëtonte gjithashtu shumë shpejt me Maserati Ghiblin e tij në gusht 2023: me 31 km/h mbi shpejtësinë maksimale të lejuar prej 60 km/h ai u fut në grackën e radarit, siç raporton „ëalliser Bote“, transmeton portali Shtegu.

Normalisht 35-vjeçari do të kishte kaluar me një dënim me kusht dhe një gjobë. Megjithatë, ai ishte dënuar tashmë janarin e kaluar për shkelje të rëndë të rregullave të trafikut. Gjoba prej 24 840 frangash ishte e kushtëzuar, me një periudhë prove prej dy vitesh. Ai duhej të paguante një gjobë prej 2 050 frangash.

Për shkak se i akuzuari kreu të njëjtën vepër gjatë periudhës së provës, Prokuroria Publike e Valisit të Epërm ndërmori veprime: e hoqi zbatimin me kusht të gjobës në urdhrin penal nga janari 2023 dhe e dënoi shoferin me një gjobë të pakushtëzuar prej 120 mëditjesh prej 315 franga secili – pra 37 800 franga. Shpenzimet procedurale prej 400 frangash, të cilat duhet t’i mbulojë edhe i akuzuari, janë të parëndësishme në krahasim me gjobën.

Vendimi është i formës së prerë sepse burri e ka pranuar dënimin.