Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Date:

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin Evropian të Stockerau, Akad. Setki Ibraimin në Vjenë

Ishte kënaqësi e veçantë ta takoj këtë personalitet të njohur të kombit shqiptar. Pata kënaqësinë ta përgëzoj për angazhimin dhe sukseset e tij në shërbim të mërgatës shqiptare, si dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e bashkëpunimit evropian.

Unë personalisht, në emër të kryetarit të një shoqate prestigjioze evropiane, i urova suksese në detyrat e tij të rëndësishme në shërbim të çështjes kombëtare shqiptare.

Gjatë bisedës sonë, ai më bëri të ditur se, përveç angazhimeve të tij politike në nivel evropian, një vend të rëndësishëm në veprimtarinë e tij zë edhe çështja kombëtare dhe kultura shqiptare. Përmes shoqatës së themeluar prej tij, ai synon të kontribuojë në ngritjen e vetëdijes dhe promovimin e vlerave të kulturës shqiptare.

Ky angazhim është mbështetur edhe nga bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij politikë nga partia ÖVP, të cilët kanë dhënë kontribut në zhvillimin dhe afirmimin e veprimtarisë së tij publike.

Në fund, nuk mund ta anashkaloj thënien e këtij politikani:
“Kombi im, qëndroni bashkē.“

ÜAkad. M.Sc. Miraz Tërshnjaku – Vjenë

 

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...