Viktima e parë e Nicës quhej Fatime

Date:

21:53:32            2016-07-15

 

 

 

 

Hamzai, 28-vjeçar e ka humbur t` ëmën, mbrëmjen e 14 korrikut në atentatin në Nicë të Francës. „Ajo që mund të them në këto çaste të rënda është se nëna ime ka qenë e mbuluar, duke praktikuar një islam të vërtetë, e jo terrorist“

 

 

 

 

Hamzai dhe babai i tij janë duke dalur nga Qendra universitare mjekësore e Nicës, një qendër e transformuar në qendër azili për të afërmit e viktimave, ndërsa është e mbrojtur nga policia.

 

 

 

 

Me sy të skuqur e me një batanije mbi shpinë, Hamza ka pranuar të evokojë kujtimet për t`ëmën Fatime Charrihi, e cila vdiq gjatë atentatit disa orë më parë.

 

 

 

 

„Ishte viktima e parë, nuk kishte të tjera kufoma para saj…“, ka rrëfyer me lot në sy, banuesi i Nicës për t`ëmën që kishte shtatë fëmijë, shkruan „Express“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Gjatë atentatit, bashkëshorti i saj Ahmedi ka qenë duke u kujdesur për veturën në një afërsi të ngjarjes. „Dola jashtë që të përkujdesm për veturën“, pohon Ahmedi i shokuar, i cili ka përshkruar se si kamioni i kishte goditur njerëzit sikur të ishin lecka, duke i bërë copë e grimë.

 

 

 

 

„Ajo ishte me nipat dhe mbesat. Vëllai im tentoi ta reanimojë, por ajo vdiq në vendin e ngjarjes, gjë të cilën e konfirmuan edhe mjekët“, deklaron më tej Hamzai.

 

 

 

Hamzai i ri vazhdon rrugën drejt morgut ku janë të vendosura kufomat e atentatit, duke përshkruar t`ëmën si një nënë të jashtzakonshme. „Ajo që mund të them në këto çaste të rënda është se nëna ime ka qenë e mbuluar, duke praktikuar një islam të vërtetë, e jo terrorist“, përfundon ai.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...