Varroset Lina, nxënësit e klasës mesazh për humbjen

Date:

Aktuale-Varroset_Lina_309636748

Lina Gojani, 9-vjeçarja nga Shkupi që humbi jetën si pasojë e shpërthimit të zjarrit në banesën ku jetonte, në rrugën “Kemal Sejfulla” në Çair është varrosur të dielën. Në varrimin e saj kanë marrë pjesë një numër i nxënësve të klasës dhe banorë të tjerë nga Çairi. Ngjarja e rëndë që ndodhi të premten në orët e vona e ka tronditur edhe shkollën ku ajo vijonte mësimet. Mësuesja e saj, Elvane Beqiri dhe shokët e klasës kanë shkruar i kanë shkruar një letër ngushëlluese. “Zjarri që shpërtheu në shtëpinë e saj mori përpara gjithçka që pa! Ndër to ishte edhe nxënësja ime Lina, që fatkeqësisht e rrëmbeu zjarri dhe ia mori jetën. Sot unë, shokët dhe shoqet e saj ndjejmë dhembje të thellë për Linën 9 vjeçare. Ajo gjithmonë do të pushojë në zemrat tona ndërsa në mendjet tona do ta kujtojmë si një vajzë të urtë, të sinqertë dhe të mençur. Kjo ishte Lina për ata që nuk patën rastin ta njohin… Një vajzë që gjithandej shpërndante buzëqeshje. Lina u prehtë në paqe e ne t’ia kujtojmë jetën dhe momentet e lumtura së bashku”, thuhet në mesazhin në nderim të Linës. /Koha/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Asambleisti Setki Ibrahimi takohet me Reis Ulema Hafiz Shaqir Efendi Fetahin

Asambleisti shqiptar dhe Ambasadori Paqes Setki Ibrahimi, eshte takuar...

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...