Tahiri: Hajde për hajr BDI!

Date:

Analisti Sefer Tahiri ka reaguar lidhur me deklarimin e BDI-se per marreveshje te re politike. Ja cfare shkruan ne profilin e facebook:

Pas opozitës, analistëve, qytetarëve më në fund edhe BDI-ja kërkon marrëveshje të re politike! Kjo pas analizës së thuktë, gjoja profesionale dhe kompetente nga Sekretariati i MO-së dhe Institutit Evropian të Paqes.
Në fund të mandatit të konstatohet se duhet ndryshime rrënjësore kushtetuese dhe legjislative, kjo NUK DO KOMENT!
Analiza bëjnë institutet, mediat, organizatat joqeveritare, analistët, ndërsa pushteti jep llogari dhe ofron zgjidhje, e jo konkluzione politikaneske parazgjedhore. Zgjedhjet po afrohen. e dimë!
Gjithsesi nëse publikohet kjo analizë i shkon në dëm subjektit politik në qeveri-BDI, së cilës më mirë i bie ndershmërisht dhe me konsekuencë ta mbrojë Marrëveshjen e Ohrit. Si deri më tani!
Më e forta qenka kjo: Rekomandohet sistemim i të gjithë të punësuarve nga sekretariati në institucionet shtetërore.
Pra Sekretariati i rekomandon Sekretariatit dhe këtu komentimi im përfundon!
P.S Nuk trashet kurbani para Bajramit, e as ndryshimet nuk ndodhin para zgjedhjeve! (Lajm)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Strategu i penës dhe fjalës së artë – Prof. Fali Ndreka

Strategu i penës dhe fjalës së artë Prof. Fali Ndreka Kur...

Akad. Miftar Tërshnjaku: Ilirida Arbërore

Ilirida Arbërore Iliridë, tokë e lashtë e Dardanisë, zemër e Shqipërisë. Nga Shkupi...

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...