Zbulohet origjina e pllakatit që tronditi shqiptarët

Date:

Pllakati i publikuar nëpër rrjetet sociale me kinse ndalimin e përdorimit të gjuhës shqipe nëpër vendet e punës në Zvicër, është lansuar nga një firmë zvicerane nga Thurgau. Sipas personit i cili e kishte publikuar foton në rrjetet sociale, bëhet fjalë vetëm për „hajgare“.

 

 

Nëpër mediet shqiptare, një foto e një pllakati me ndalimin e përdorimit të gjuhës shqipe në një zyrë pune, kishte shkaktuar reagime të shumtë. Aty shihet një flamur shqiptar dhe një kokë e cila është duke folur, por e fshirë me një shenjë ndalese komunikacioni. Pak më poshte shihet një tjetër foto e ngjashme me flamur zviceran por pa shenjë ndalese. Shumica dyshuan në imazhin e publikuar me të cilin mund të kuptohej se në këtë zyrë pune, gjuha shqipe ishte e ndaluar dhe bisedat duhet të bëhen vetëm në gjuhën zvicerane.

 

 

Shumica e shqiptarëve menjëherë shfaqën zemërimin e tyre duke referuar në meritat e futbollsitëve shqiptarë për suksesin e Kombëtares zvicerane.

 

 

Por, tashmë gjithçka është e qartë: Pllakati është nga një zyre e një firme në Kantonin Thurgau. Personi i cili e ka postuar foton i pari në rrjet, është paraqitur tek e përditshmja zvicerane „20 Minuten“, i cili ka pohuar se buja e fotos në fjalë e ka sjellë në një situatë tejet të pakëndshme. Ai e kishte postuar foton në një grup nga Facebooku, por kjo ishte shpërndarë në mënyrë marramendëse nëpër mediet shqiptare, transmeton „Shtegu.com“.

 

 

Thjesht, sipas tij bëhet fjalë vetëm për një „hajgare“ në mes të kolegëve të punës. „Fillimisht, kjo ka qenë vetëm një mahi në mes kolegëve, ndërsa në firmën tonë nuk ka ndalesë të përdorimit të gjuhës shqipe. Po ta dija se fotoja do të bëjë kaq bujë, unë nuk do ta kisha publikuar asnjëherë në Facebook“, pohon personi i cili personalisht ka prejardhje shqiptare dhe i cili do të ballfaqohet me probleme rreth ruajtjes së vendit të punës. Ai nuk ka dashur të ngjallë përshtypjen se shqiptarët tek punëdhënësi i tij janë të diskriminuar.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...