Shtatëzana shtatëmbëdhjetëvjeçare vritet nga e ëma

Date:

Një nënë në Turqi ka vrarë të bijën e saj 17-vjeçare, pasi ka kuptuar se ajo është shtatzanë. Krimi ka ndodhur në qytezën Nigde të Anatolisë qendrore, bën të ditur gazeta „Hurriyet“.

Gjatë një vizite në fqinjësi, nëna kishte kuptuar për shtatzaninë e së bijës dhe menjëherë kishte vrapuar drejt shtëpisë për të marrë një pistoletë, e zemëruar tej mase.
Pasi kthehet tek fqinjët, nëna 36-vjeçare qëllon me pesë plumba në drejtim të së bijës, e cila ka qenë në muajin e tretë të shtatzanisë. Dëshmitarët e ngjarjes u munduan ta reanimojnë vajzën e re, por rrugës për në spital, ajo ndërroi jetë. Pas arrestimit të së ëmës nga policia turke, ajo ka pësuar një tronditje nervore dhe është dërguar në spital.
Dhuna ndaj femrave në Turqi është një problem i madh, me ç `rast kryerësit janë zakonisht meshkujt. Sipas aktivistëve për të drejtat e njeriut, vitin e kaluar në Turqi ishin vrarë 286 femra, ndërsa gjatë këtij viti janë shënuar 134 viktima.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Qëndrim profesional për çështjen e ndërtimit të deponisë në fshatin Rrënzë

Si ekspert i bujqësisë dhe si qytetar që e...

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...