Shqiptarja Magbule A. fiton 50 mijë franga nga Mega Jackpoti i gjigantit zviceran Migros

Date:

Gjiganti zviceran i artikujve ushqimorë, Migros që nga 2 nëntori 2015 ka organizuar një lojë shpërblyese, ndërsa deri më tani kanë fituar 6 persona me fat duke e lehtësuar Mega Jackpotin për disa mijëra franga zvicerane. Fatin më të madh deri më tani e ka pasur shqiptarja Magbule A. nga lagja Köniz e Bernës, e cila duke i falënderuar kuponit të saj të blerjes, ka fituar 50.000 franga zvicerane. Përndryshe në këtë lojë shpërblyese, Migrosi ka parashikuar shpërblime në një shumë të përgjithshme prej një milion frangash zvicerane, prandaj ia vlen të provohet fati duke blerë artikuj ushqimorë në Migros.

 

 

„Rregullisht të enjten në mbrëmje blejmë artikuj ushqimorë me shumicë në qendrën Westside të Bernës, ku edhe e morëm kuponin me fat. Pasi kontrollova kodin e kuponit, fillimisht nuk kisha lidhje se çka është duke ndodhur. Pothuajse dy vite nuk kemi qenë në pushime. Por, tani mund të shkojmë në pushime, ndoshta në Greqi, në Turqi apo edhe një shëtitje me anije. Jemi duke planifikuar të vendosemi në një banesë tjetër të re, ndërsa edhe për fëmijët kemi përgatitur befasi për t`i gëzuar“, ka deklaruar Magbulja për „Migros Magazin“, njofton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...