Vullnetarët zviceranë në kufirin serbo-maqedonas: Vetëm çështje e kohës se kur do të ngrihen refugjatët e parë

48 Lexime

13:51:41             2015-11-30

Projekti nga Bazeli i Zvicrës „Rastplatz (Pushimorja)“ është kthyer nga aksioni humanitar për refugjatë në kufirin serbo-maqedonas. Aktivistët e tij kanë frikë nga më e keqja për refugjatët në dimër.

 

 

Tri javë kanë qëndruar në Ballkan aktivistët e „Rastplatz“, në të shumtën e rasteve nëpër qendrat kryesore të krizës së refugjatëve. Gjatë kësaj, ata refugjatëve në kufi u kishin shpërndarë qindra kilogramë banane dhe disa mijëra litra çaj. „Ndonjë ditë, në kufirin serbo-maqedonas, në Preshevë vinin edhe deri në 6 mijë persona në ditë“, ka deklaruar Simon Krieger nga projekti „Rastplatz“.

 

 

Krieger dhe ekipi i tij janë përgatitur shumë mirë për të ndërmarrë këtë udhëtim. Shumica nga ta kanë pasur përvojë në ndihmën e refugjatëve. Por, përpos kësaj, në Ballkan ata kishin vërejtur diçka që nuk e kishin pritur. „Nuk e kishim paramenduar se autoritetet vendore do të na pengojnë aq shumë“, vazhdon Krieger për „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“. Për shkak të masave higjienike, aktivistëve vullnetarë iu ishte ndaluar përgatitja e ushqimit të nxehtë. „Pas kësaj ne filluam të shpërndajmë banane, vezë, molla, biskota dhe copa buke me nutella“, pohon aktivistja Raphaela Gisler.

 

 

Sfidat më të mëdha higjienike, aktistët zviceranë i kanë vërejtur te pajisjet sanitare në vendkalimet kufitare. „Në Serbi kishte vetëm katër tualete mobile për rreth 2 mijë persona në ditë“, pohon Gisler. „Në kufi kishte një vend të posaçëm për refugjatet femra, i cila ishte huazuar nga një organizatë tjetër sa për të pushuar gratë. Ka pasur raste edhe që ne i kemi pastruar tualetet, por shumica e njerëzve nevojat e tyre i kryenin edhe nëpër fushë dhe shkurre“.

 

 

Tetë aktivistët zviceranë nuk kanë qenë të angazhuar vetëm në shpërndarjen e artikujve ushqimorë, por edhe me pastrimin e rrethinës. „Nga njerëzit të cilët për çdo ditë arrijnë këtu, shkaktohen mbeturina, prandaj ekzistojnë mundësi të vogla për përkujdesjen e tyre, ndërsa gjatë natës janë të padukshme, pasi vendi nuk është i ndriçuar. Ndonjëherë të pasqyrohet një imazh dhe të duket se të gjithë refugjatët do të ndoten“, pohon më tej Gisler.

 

 

Simon Krieger nuk beson se situata në Ballkan gjatë javëve të ardhshme do të qetësohet. E kundërta e kësaj. „Po që se nuk nërmerret ndonjë gjë, është vetëm pyetje e kohës se kur do të ngrihen personat e parë në truallin europian“. Së bashku me projektet e tjerë vullnetarë, „Rastplatz“ ka nënshkruar një peticion për institucionet europiane. Me këtë, ata kërkojnë një angazhim urgjent për të mënjanuar katastrofën humanitare.

 

 

Ekipi i „Rastplatz“ nuk mbështetet në ndihmën e autoriteteve vendore. Brenda dy javësh ata sërish do të udhëtojnë në Ballkan, për tu ndihmuar refugjatëve nga vendi i ngjarjes. Se ku saktë do të qëndrojnë, ende është e paqartë. „Situata ndryshon vazhdimisht dhe spontanisht do të vendosim se ku do të qëndrojmë, me siguri aty ku më së shumti ka nevojë. Për këtë, ne merremi vesh me organizatat e tjera humanitare“, kanë përfunduar aktivistët zviceranë.