Familja Duraku nga Tetova vuan për kafshatën e gojës
Kontakti me familjen Duraku: 00 38 9 71/681-440
Pamjet e filmuara tregojnë qartë për varfërinë e thelle në familjen 6 antarëshe Duraku nga Tetova.
Nëna Fikrie me lot në sy tregon për hallet e shumta që i mban mbi supe, po të mos kishin qenë fqinjët nuk di se si do ti ushqeja 4 fëmijët.
8 mijë denarët që i marr nga fëmija e tretë më shkojnë te rryma, prej në kohën e luftës i paguaj borxhet jam sprovuar dhe kam qëndruar gjashtë muaj pa rrymë dhe e kam patjetër ti paguaj thotë.
„Me paratë që do të më vinë për vajzën duhet të paguaj rrymën që mos të ma ndalin, 6 muaj kam qëndruar pa rrymë, dhe tash e kam patjetër ta paguaj, fëmijët kanë pasur ftohët, rinin të mbuluar me qebe dhe jorganë, te kojshikja i kam mbajtur më shumë pasi ajo kishte dru, i veshja trashë, as makinë për të larë tesha nuk kam, ëdo gjë laj në dorë, mezi kam bërë idare, kojshikat më kanë ndihmuar, ato mi kanë mbajt fëmijët me haje me pije, me veshje“, shprehet Fikrie Duraku.
Me lotët rrëke dhe duke ofkëlluar tregon se gati katër ditë vajzën e dytë e ka në spital në Shkup, nuk kam para për të paguar shpenzimet e vajzës e jo më të paguaj shpenzime shtesë, zëmra më digjet për të vijon duke mos e ndarë nga dora fotografin e saj.
„Unë nuk kam mundësi të ri atje, 2000 denarë nata është, 3 netë 100 euro duhet, e lash vajzën vetëm që ta shikojnë çfarë ka çfarë jo, të shikojmë doktori çka do të na thotë, mërzinë e mbaj në vete, nuk e nxjerr, shumë mërzitem për vajzën, me çfarë të shkoj, në spital më thonë medoemos“, shprehet Fikrie Duraku.
Gjendjen e rrëndë në familje e përjeton më thellë vajza më e madhe Sara, 11 vjeçe, e cila është viktimë e varfërisë. Prindërit dhe të afërmit thone se ajo nuk ka asnjë problem shëndetësor ndërsa është e rregjistruar në shkollën “Liria”, në paralelen speciale, përcjellë Tvm2, transmeton Zhurnal.