Rinora4: Lëndohet rëndë një kosovar 20-vjeçar

Date:

Gjatë një zënke në klubin shqiptar Rinora4 të Zvicrës, natën e së dielës është lënduar rëndë një kosovar 20-vjeçar, ndërsa i vëllai ka kaluar me lëndime më të lehta.

 

 

Pak pas orës 03.00 të mëngjesit të së dielës, katër persona të rinj janë larguar nga diskoja shqiptare Rinora4 në Rümlang, thuhet në një komunikatë të policisë zvicerane të lëshuar gjatë të hënës. Për shkaqe ende të panjohura, zënka kishte filluar në mënyrë verbale, ndërsa më pas kishte eskaluar edhe me sulm fizik, shkruan „20 Minuten“, njofton „Shtegu.com“.

 

maxresdefault

 

 

Një kosovar 20-vjeçar është dërguar në spital me lëndime të rënda në kokë, ndërsa i vëllai ka kaluar me lëndime më të lehta.

 

 

Dyshohet se sulmuesit janë dy shtetas të Serbisë, vëllezër të moshës 20-, dhe 22-vjeçare. Sipas policisë zvicerane, të gjithë pjesëmarrësit janë me vendbanim nga Rheintal në St. Gallen. Dy sulmuesit e dyshuar tashmë janë arrestuar nga policia.

Shpërndaj:

spot_img

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Vrasësja e vogëlushit shtatëvjeçar shqiptar kërkon rrëzimin e vendimit dhe refuzohet

Alice F. vrau një vogëlush shtatëvjeçar me thikë në...

Gjendet pa shenja jete shqiptari i zhdukur

Burri 56-vjeçar austriak, i cili ishte raportuar i zhdukur...

Juniorët e FC bethlehem nga Berna në kërkim të donatorëve me një ide interesante

Në qendër tregtare "Gäbelbach" të Bernës, dy djem të...

Zhduket një kosovar nga Gjeneva, policia zvicerane kërkon ndihmë

Një alarm për person të zhdukur është lëshuar për...