Zvicër: Arrestohet një trafikant shqiptar me heroin

Date:

Policia zvicerane ka arrestuar javën e kaluar në Zihlschlacht, një trafikant shqiptar të lëndëve narkotike. Ajo ka arritur të konfiskojë mbi 500 gramë heroin në një vlerë prej 40 mijë frangash zvicerane.

 
Forcat policore të Kantonit Thurgau, pak pas orës 11.00 të së martës, në rrugën kryesore kanë kontrolluar një shqiptar 27-vjeçar, tek i cili janë gjetur 20 gramë heroin, shkruan „Kreuzlinger Nachrichten“, njofton „Shtegu.com“. Në vendbanimin e tij janë gjetur edhe 500 gramë të tjerë heroin, 700 gramë lëndë të tjera narkotike, si dhe të holla në një vlerë prej disa mijëra frangash zvicerane. Vlera e drogës arrin shumën prej 40.000 frangash.
Trafikanti i dyshuar është arrestuar, ndërsa prokurori në Kreuzlingen ka ngritur një kallëzim penal. Hetimet e mëtejme të policisë janë në rrjedhë e sipër.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...