Protestë e gjermanëve kundër dëbimit të fëmijës së sëmurë shqiptar

Date:

18:14:19                     2016-12-20

 

 

 

 

 

Dy vetura taksi qëndrojnë përpara qendrës strehimore në Münster të Gjermanisë, rreth orës 07.00 të mëngjesit të së hënës. Ende është errësirë, ndërsa familjet shqiptare janë duke i vendosur në veturë valixhet e veta. Disa minuta më vonë, veturat me dy familjet refugjate shqiptare vihen në lëvizje. Do të shkojnë për Paderborn, për në aeroport. Prej atje, familjet është dashur të mbërrijnë pasdite në kryeqytetin shqiptar të Tiranës. Mbetet e paqartë se si do të zhvillohet ngjarja më tej. Me siguri se fillimisht ata do të pranohen nga miqtë e tyre, pasi tashmë nuk kanë shtëpi.

 

 

 

 

Që të dy familjet kanë jetuar për një vit e gjysmë në qendrën strehimore në Münster. Tre nga katër fëmijët kanë vijuar shkollën fillore dhe flasin mirë gjermanisht. Ata janë arratisur për shkak të varfërisë së madhe në vendlindjen e tyre, duke shpresuar për një jetë më të mirë në Gjermani, ndërsa tani është dashur të kthehen.

 

 

 

 

Udhëtimi është bërë në mënyrë vullnetare, por sipas të dhënave nga përkujdesësit e qendrës strehimore, ata kanë pasur rregullisht presion nga komuna. Autoritetet e Münsterit kanë deklaruar se dëbimi është ndërmarrë pas refuzimit të kërkesës për azil dhe është i plotfuqishëm.

 

 

 

„Ne kemi mjaft vend këtu për familjet. Për mua është një skandal i vërtetë që në këtë acar dimir të dëbohen për në vendlindje“, ka deklaruar për televizionin „WDR“ Brigitte Thomas, nga qendra për ndihmë të refugjatëve, përcjellë „Shtegu.com“. Ajo sidomos është e brengosur për fëmijët: „Arsi është vetëm dy vjeç, ndërsa disa herë është dashur të transportohet në spital me ambulancë. Ai vuan nga një sëmundje e frymëmarrjes dhe duhet të kurohet në Gjermani“. Së bashku me një forum gjerman dhe shoqatës kundër dëbimit, Brigitte Thomas ka apeluar për një protestë të heshtur. Ata kërkojnë ndalim disamujor të dëbimit të refugjatëve, të cilëve në vendlindje u kanoset mungesa e një strehe në këtë acar dimri.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...