A e meriton ky mjek austriak një shpërblim shtetëror nga Kosova ?!

Date:

07:57:16              2016-12-19

 

 

 

 

 

Pacientët e parë të mjekut austriak, tashmë janë të punësuar dhe kanë krijuar familje.

 

 

 

 

Në sallën e aeroportit të Prishtinës, shqiptarja 22-vjeçare, Anjeza e përqafon mjekun austriak nga Steyr, Michael Schodermayr dhe ia rrahë supet. Kosovarja e re tashmë paraqet një pasqyrë të shëndetit, ajo është e punësuar në një sektor farmaceutik me një punë të mirë dhe ka një mik me të cilin së shpejti do të martohen.

 

 

 

 

Po që se mjeku austriak nuk do të shkonte tashmë 26 vite me radhë me valixhen e vet mjekësore, në vendin më të varfër të Europës, Anjeza do të ishte e mbuluar qëmoti me dhe në ndonjërën nga varrezat për fëmijë në Kosovë. Para 20 vitesh, mjeku Schodermayr, i cili është themelues i Organizatës për ndihmë të fëmijëve „Allianz für Kinder – Aleanca për fëmijë“, e kishte kontrolluar krahërorin e vajzës së re, duke diagnostifikuar një gabim në zemër me pasoja të rrezikshme për jetë. Me një avion, Anjeza menjëherë u dërgua në një spital austriak dhe atje u operua. Asaj iu mundësua edhe jeta e dytë, që më pas t`i mundësohet edhe arsimimi i mëtutjeshëm. Anjeza tashmë është njëra nga entuziastet më të reja të shtetit të vogël, të cilin e ka përfshirë kriza.

 

 

 

 

Schodermayr shkoi në Kosovë edhe para dy javësh, më 5 dhjetor, që brenda një jave të vazhdojë me misionin e vet në ordinancën „Allianz für Kinder – Aleanca për fëmijë“. Me këtë rast, ai kontrolloi 60 fëmijë të të dy gjinive, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, vogëlushja Vebihe dhe 13-vjeçarja Leonita, u dërguan në një spital austriak. „Kosova është larg vetëm një orë fluturim me avion nga Austria“, pohon Schodermayr, „jo larg nesh, paratë vendosin se a do të vdesin njerëzit nga sëmundjet“, deklaroi mjeku austriak për „Nachrichten“, transmeton „Shtegu.com.

 

 

 

Jeta e Anjezës për mjekun Schodermayr është njëlloj me proverbën „çfarë mbjellë edhe korrë“. „Allianz für Kinder – Aleanca për fëmijë“ ka formuar njerëz të shëndoshë, jeta e të cilëve varej sa një fije peri.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...