Dënohet kosovarja 23-vjeçare, shfrytëzonte kartelën e tezes së vet të vdekur

Date:

08:19:01               2016-12-21

 

 

 

 

 

Për të kompensuar shpenzimet që i kishte bërë për varrimin e tezes së vet, një vajzë e re nga Bielefeldi i Gjermanisë e ka shfrytëzuar EC-kartelën e të vdekurës: Nga kontoja e saj, ajo disa herë kishte marrë të holla, ndërsa edhe kishte tregtuar me te. Një gjë e tillë ka qenë e mundur pasi sigurimi social dhe Komuna e Bielefeldit edhe pas vedkjes së gruas së moshuar, kishin dërguar të holla në konto. Gjykata rajonale tashmë e ka dënuar vajzën e re me një vit me kusht, për shkak të mashtrimit.

 

 

 

 

Disa muaj para se të vdiste plaka, ajo ishte përkujdesur për punë shtëpiake të tezes dhe furnizimin me artikuj ushqimorë. Me këtë rast, ajo e kishte poseduar kartelën e tezes, ndërsa e kishte mësuar edhe kodin personal. Pensionistja ka qenë me prejardhje nga Kosova dhe përpos kësaj vajze, nuk ka pasur ndonjë më të afërt në Gjermani. Në këtë mënyrë, studentja 23-vjeçare ishte përkujdesur për transportin dhe varrimin e së ndjerës në Kosovë. „Vetën transporti më ka kushtuar 2.000 euro“, ka pohuar para trupit gjykues, shkruan „Neue Westfäliche“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

 

Për të kompensuar këto të holla, ajo e ka shfrytëzuar kartelën e tezes disa herë, gjë që është e ndaluar. Disa muaj me radhë, në konton e saj kishin hyrë të ardhura nga sigurimi social, ndërsa studentja rregullisht i kishte marrë nga kontoja. Me këtë kartelë, ajo edhe kishte tregtuar, ndërsa në një rast, ajo kishte nënshkruar në emër të tezes së ndjerë.

 

 

 

 

Në seancën gjyqësore, vajza e ka pranuar veprën në tërëai. Nën udhëheqjen e gjykatëses Astrid Salewski, trupi gjukues e përkrahu propozimin e palës mbrojtëse për të dënuar studenten me një vit burg me kusht.

Shpërndaj:

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

bexio apo TiffCore? Cili program u përshtatet firmave të instalimeve në Zvicër

Shumë firma shqiptare të zanateve në Zvicër punojnë me bexio. Për instaluesit e sanitarisë dhe ngrohjes ka tash edhe një alternativë nga Berna. Krahasimi i funksioneve dhe i çmimeve.

BOX39 – Kerzers

BOX39 - Kerzers

Akad. Miftar Tërshnjaku, poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR!

Poezi: DY KOKA, NJË ZEMËR, NJË KOMB, NJË FLAMUR! Dy koka të...

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri

Dy vrasje që tronditën dy shoqëri: René Keller në...