Profesori izraelit që përloti botën

Date:

Sydney Engelberg ligjëron tashmë 45 vite në Hebrew University në Jerusalem. Gjatë orës së tij të menaxhimit të organizimit profesional, një fëmiëjë e një studenteje kishte filluar të qajë. Në momentin kur studentja dashti të dalë nga salla e ligjëratave, profesori e mori fëmijën në krah dhe vazhdoi ligjëratat sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Me këtë gjest të vogël, 67-vjeçari u promovua në një yll botëror. Me mijëra fansa të tij janë duke e shpërndarë foton e tij në Facebook dhe Twitter. “U shqetësova dhe u impresionova aq shumë, sa që ia dërgova një kërkesë për shoqëri babait tënd”, ka komentuar një adhurues foton e profesorit, që e ka postuar tek vajza e tij Sarit Fishbane. Në njërin nga rrjete sociale, në të cilin u postua fillimisht fotoja, një adhuruese kishte shënuar: „Ky është një profesor i cili vërtetë kujdeset për arsimimin e studentëve të tij“. Vajza e profesorit u ka spjeguar gazetave se sjellja e babait të saj nuk është e pazakonshme. „Ai u ligjëron edhe studentëve të vjetër dhe i këshillon që t`i sjellin fëmijët në klasë. Ai ka pesë nipër dhe thjeshtë, ai i do fëmijët. Pra, këtu nuk ka asgjë të jashrtzakonshme, që ai përkujdeset gjatë orës për të vegjëlit“, pohon vajza e tij.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...

Rreth 238 mijë nxënës në Maqedoni sot nisin vitin e ri shkollor

Rreth 238 mijë nxënës, prej të cilëve 174 mijë...

Qyteti i Bernēs dhuron 600 triska pēr të mësuar gjuhën gjermane

Që nga ky mëngjes eshte hapur online regjistrimi për...