NXËNËSI ARTAN AZEMI QË VETËM ME UJË QËNDROI NËN BRESHËRI TË PLUMBAVE

89 Lexime

Pas luftimeve misterioze në Kumanovë, kanë vazhduar rrëfimet prekësë të qytetarëve shqiptarë të lagjes së shkatërruar. Një i tillë vjen nga një nxënës i traumatizuar shqiptar, të cilin në faqen e tij në Facebook e ka përgatitur mësuesi i tij, Selajdin Shabani. Ja edhe postimi origjinal:

SELAJDIN SHABANI Kumanovë, maj 2015,

Përleshja me armë në Kumanovë pos shkatërrimeve materiale ka lënë edhe ngjarje dhe përjetime që do të mbeten thellë në shpirtin dhe mendjen e kumanovarëve. Njëri nga ta është edhe nxënësi Artan Azemi 9 vjeçar, i klasës III/4 në shkollën fillore “Naim Frashëri” në Kumanovë. Ai për 12 orë ka qëndruar në breshëri të plumbave vetëm duke pirë ujë. Artani është nxënës i shkëlqyeshëm në shkollë. Është i këndshëm në bisedë. Për traumat që ka përjetuar në ditën e 9 majit në Kumanovë i janë ngulitur thellë në mendje dhe shpirt. Megjithatë, ai është i gatshëm çdoherë të flasë çiltër dhe pa frikë. “Jam tutë (frikësuar) ama pak. Kur kanë gjuajt veç rat (shtrirë) kam ndejtë edhe atë prej orës 5 të mëngjesit e deri në ora 6 të mbrëmjes bashkë me babën, nënën dhe anëtarë të tjerë të familjes”, shprehet shkurt Artani. që është i gatshëm çdoherë të flasë. Ai më tej shton se gjatë gjithë kohës vetëm ujë ka pirë, por duke mos ngrënë asgjë, ngase nuk guxonin të lëviznim në dhomë e cila në katin përdhes. “Gjatë gjithë kohës që kam ndejtë, veç ujë kam pirë por nuk kam hangar asgjë sepse nuk guxonim të lëviznim dhe shumë më zinte gjumi”, shprehet më tej Artani. Edhe njëri nga axhallarët e tij thotë se, Artanit, Zoti ia dha shumë gjumë atë që të mos i ndjente në shpirt gjithë ato krisma.. Më pas anëtarët e familjes janë rrezikuar edhe më shumë, pasi që policia ka thënë se do të hedh bombë. Ata si duket kanë shpëtuar vetëm pasi kanë bërtitur se janë civilë dhe invalidë dhe forcat e policisë i kanë dërguar për në Shkup. Po, sot, çfarë thotë Artani për traumat! “Frikësohem nga pak, por natën ma shumë. Por kur po shoh policë në rrugë unë prapë po frikësohem se na rrehin (rrahin)”, thotë më tej Artani Ai edhe pas 5 ditëve të përjetimit të tmerrit e të traumave vazhdon të mbetet me zemër të çiltër e të hareshme që e nesërmja t’i sjell një jetë më të mirë ashtu siç është edhe ai vet. Ëndrrat e tij për shkollën vazhdojnë të mbesin. “Unë kam dëshirë të shkoj në shkollë dhe do të shkoj posa ta rregullojmë shtëpinë”, përfundon Artani.