Portali maqedonas `Kurir` 1,3 milionë euro, ato shqipe „me gishta në gojë“

46 Lexime

12353985_1071788066216658_1244633434_n

 

LSDM-­ja opozitare përmes një kumtese me shkrim, përmend se portali “Kurir” gjatë tre viteve të fundit ka arritur që të gjenerojë të ardhura prej 1.3 milion eurove. LSDM­-ja opozitare pyet këtë portal kush dhe në cilën mënyrë po e financon të njëjtën?, transmeton zhurnal.mk. “Sipas dokumenteve zyrtare nga Qendra Regjistruese, firma e cila paraqitet si pronar i “Kurir”, për periudhën prej tre viteve ka realizuar të hyra të përgjithshme në lartësi mbi 1.3 milion euro. Në vitin 2012, të hyrat e “Kurir” kanë qenë rreth 335.000 euro, në vitin 2013 rriten në rreth 412.000 euro, ndërsa në vitin 2015 arrijnë deri në rreth 570.000 euro. Këto janë mbi 1.3 milion euro të hyra vetëm gjatë tre viteve të fundit. Pse “Kurir” me javë po hesht në pyetjen se kush dhe në cilën mënyrë financohet? Me javë, nuk kemi përgjigje në pyetjen se çka në të vërtet është Kurir, agjenci informative, portal interneti, apo agjenci parti? Lidhja e firmës, pronar i “Kurir” EM MEDIA DOO Shkup, me Sasho Mijalkov, kushëri i Nikolla Gruevskit, përmes firmës NVSP hapi edhe një dimension tjetër. NVSP është themelues i agjencisë së sigurimit SGS, prapa së cilës në projektin ‘E vërteta për Maqedoninë’ u dëshmua se qëndron personalisht kushëriri i Nikolla Gruevskit, Sasho Mijalkov. Pronar i NVSP është Vlladisllav Stajkoviq. Projekti ‘E vërteta për Maqedoninë’ zbuloi se firma NVSP, ku pronar është Vladisllav Stajkoviq është pjesë e provizionit prej 540.000 euro që Sasho Mijalkov i kërkon për furnizimin e mjeteve të përgjimit nga Izraeli.

 

Download

 

Në njërin prej bisedave të publikuara midis gjykatëses Kostovska dhe ndërmjetësuesit izraelit, ajo e përmend firmën NVSP si firmë në llogarinë e të cilës duhet që të lëshohen mjetet. Stajkoviq është i afërt edhe deri te Zharko Lukovski, drejtori kryesor i T­Mobile dhe kumbar i Sasho Mijalkov. Pikërisht Stajkoviq figuron si drejtor në firmën “Mobiko”, ku njëri prej pronarëve është Zharko Lukovski. Nga viti 2014, Vladisllav Stajkoviq është zgjedhur edhe si anëtar i Bordit mbikëqyrës i Llotarisë shtetërore. Në vend të heshtjes, opinioni me të drejt pret përgjigje në pyetjet se: kush dhe në cilën mënyrë po e financon “Kurir”?”, thuhet në kumtesën e LSDM-­së, transmeton zhurnal.mk