Fëmija shumë i dashur që i përngjan Pinokios

Date:

I lindur me një hernie të trurit jashtë kafkës, Ollie i vogël nuk do të duket asnjëherë sikur fëmijët e tjerë. „Ai është Pinokio im i vërtetë“, spjegon e ëma e tij.

 

 

Ollie Trezise, 21 muajsh, ka lindur me një defekt të rrallë: ai vuan nga një encéphalocèle, një hernie të trurit jashtë kafkës. Në rastin e foshnjes së vogël, një pjesë e trurit është zhvilluar në hundën e tij, përmes një çarje në kafkë. Amy 22-vjeçare, kishte ndjerë se fëmija i saj nuk është sikur të tjerët, pas një ekografie në 20 javët e para të shtatzanisë. Mjekët i kishin spjeguar se kjo sëmundje është e papritur dhe nuk do të mund të ndërmerrnin asgjë. Britanezja i kishte akuzuar mjekët, ndërsa asgjë nuk mundi ta qetësojë nga befasia pasi kishte lindur Ollie, në shkurt të vitit 2014.

 

 

„Kur ma sollën në krahë, isha aq shumë e tronditur sa që as nuk mund të flisja. Ishte aq i vogël, me një hundë të madhe të fryrë. Në fillim, nuk i sha e sigurt se unë do të mund të përkujdesem për te. Por, unë isha e bindur se do ta doja, si do që do të dukej pamja e tij“, pohon Amy për „Daily Mail“, njofton „Shtegu.com“. Në nëntor të vitit 2014, ai i ishte nënshtruar një operacioni të rëndë por të suksesshëm, për t`iu hapur pak më tepër vrimat e hundës, në mënyrë që të marrë frymë më lirshëm.

 

CWMD5vJWEAAo5Rk

 

Por, beteja e tij për tu dukur si fëmijët e tjerë është shumë larg dhe në ndërkohë ai iu është nënshtruar ofendimeve të llojllojshme për dukjen e tij. „Një ditë, një grua më tha se nuk është dashur të lindish asnjëherë një fëmijë të tillë. Ia plasa vajit me të madhe“, vazhdon rrëfimin e tmerrshëm Amy, e cila tashmë është shumë krenare për fëmijën e saj : „Ollie për mua është i mrekullueshëm. Ai është Pinokio im i vërtetë“, përfundon Amy.

 

16:23:40      2015-12-14

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...

«KURORA E LIRISË» – NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR

NJË MANIFESTIM QË NDERON SAKRIFICËN DHE RIKONFIRMON UNITETIN KOMBËTAR   «...

Nga Tetova në Austri: Setki Ibraimi, zëri shqiptar që po forcon përfaqësimin në politikën austriake

Në rrugëtimin e diasporës shqiptare gjithmonë ka pasur dhe...