Bedri Hajdari: “Na morën në qafë kurvat, pederat e laperat”

Date:

Familjarët e të dënuarve në rastin “Monstra” me revoltë të madhe e kanë pranuar vendimin e Gjykatës së Apelit, me të cilin u konfirmuan dënimet e përjetshme për gjashtë të akuzuarit në këtë rast. Ata janë të sigurtë se rasti ka prapavijë politike dhe akuzojnë partinë që ka dalë me moton “Fillojmë”.

 

 

“Me pedera, lapera, kurva e xhankera nuk kryhet punë. Insistoj ta shkruani kështu siç po ju them unë, pa mi ndryshuar fjalët.  Maqedonasit po i japin zor me treguar vetveten se kanë shtet, deri sa deri sa dikush po thotë fillojmë, kemi me fillu, e nuk e di se çka. Po i ka zënë gjumi këta tanët, e ata s’po i bëj aspak fajtor”, deklaroi për “Lajm” Bedri Hajdari, familjar i disa të dënuarve në rastin “Monstra”.

 

 

“Portalet po tregojnë se çka ka ndodh dhe si ka ndodhë. Unë jam i gatshëm të futem në poligraf bashkë me ata që janë dënuar, kurse ai zotnija që është i involvuar në këtë rast nuk po guxon të futet.  Kjo nuk mund të kalojë bash kështu…Jo, jo… Dikush të sh***dhehet mes veti, e ne të dënohemi me burg të përjetshëm…nuk shkon kështu. Nuk mund të pajtohemi që të na shfrytëzojnë si minjtë për ekspermienta. Mozot ma keq… Eee shqiptarë e shqiptarë, ku e kemi sjellë punën….”, shton Hajadari, dukshëm i revoltuar nga ky vendim i fundit i gjykatës. Ai paralajmëron konsultime me avokatët për hapat e mëtutjeshëm edhe pse nuk shpreson shumë se drejtësia do të fitojë.

 

 

“Po shifet se ky proces po zhvillohet sipas motos “Kadiu të akuzon, kadiu të dënon’.

 

 

Një vjet e gjysëm u nevojitën që Gjykata e Apelit të sjellë vendim, tash edhe një vit e gjysëm do të shkojë deri sa të sjellë vendim Gjykata supreme. Çdo herë kur po duhet të bëhet ndonjë ndryshimi, po i shfrytëzojnë shqiptarët. Na kanë bë si poligon me njerëz të gjallë. Ne do të shkojmë deri në fund. Si do të del fundi nuk e di, sepse ne nuk kemi as polici, as ushtri, as gjykata por me më ardhë në këmbë nuk do tua falim”, thekson Hajdari. (Lajm)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...