Austri: Dëbohet definitivisht familja shtatanëtarëshe kosovare

39 Lexime

Mëngjesin e së martës policia ka dëbuar një familje shtatanëtarëshe kosovare nga Lauterachi i Austrisë. Pritet që të mërkurën, familja kosovare të kthehet në Kosovë, pasi ajo kishte qëndruar ilegalisht në Austri. Për herë të fundit, mësuesit dhe nxënësit ishin angazhuar që familja të mund të qëndrojë edhe më tej në vend.

 

 

 

Sipas informatave policore, dëbimi ishte realizuar rreth orës 06.00 të mëngjesit të së martës. Me këtë rast, policia në banesë kishin gjetur gjashtë anëtarë të familjes, ndërsa babai familjar i ishte paraqitur personalisht policisë rreth orës 08.00. Gjatë kësaj, nuk është shkatuar ndonjë incident, duke i falënderuar edhe familjes kosovare. Sipas informatave të avokatit të familjes, të gjithë shtatë anëtarët e familjes janë në rrugë për në Vjenë, prej nga të mërkurën (sot) do të fluturojnë për në Kosovë.

 

 

Shteti austriak nuk e kishte vlerësuar të madh rrezikun nga farefisi i familjes, për t`i dhënë familjes azil në Austri, ka pohuar avokati, njofton „Shtegu.com“. Familja në fjalë në aspektin social është e diskriminuar, por nuk është e përndjekur. Kosova tashmë llogaritet si shtet i sigurt dhe për sigurinë e familjes është përgjegjëse policia e Kosovës.

 

 

Avokati është autorizuar nga familja që të bëjë një kërkesë për mbrojtje të posaçme. Me këtë rast, bëhet fjalë për një mënyrë tjetër për tu pajisur me lejeqëndrim të rregullt në Austri, ndërsa kjo kërkesë nuk mund të parashtrohet nga jashtë vendit, ka vazhduar avokati. Pra, familja kosovare do të tentojë sërish të kthehet në Austri, për të parashtruar kërkesën në fjalë.

 

 

Një „mbrojtje e posaçme“ llogaritet po që se personat në vendlindjet e tyre janë viktima të krimit. Në rastin e familjes kosovare, kushte për një mbrojtje të tillë janë të plotësuara, pasi të afërmit e tyre ua kishin djegur shtëpinë dhe ua kishin rrafshuar me eskavatorë.

 

 

Qysh në muajin gusht familja kosovare ka qenë para dëbimit, por austriakët ishin mobilizuar dhe kishin parandaluar dëbimin. Drejtorja e shkollës u kishte treguar të hënën nxënësve se familja kosovare do të dëbohet, ndërsa në klasë kishte mbretëruar një heshtje e madhe, me fytyrta e shashtrisura të fëmijëve.