Policia italiane shfrytëzon shqiptarin si grep në tregtinë me kokainë

Date:

Një shtetas gjerman dhe dashnorja e tij austriake, kanë dashur të shesin më tej dhjetë kilogramë kokainë, në Lombardi të Italisë. Por, atë që nuk e kishin ditur: Blerësi, një shqiptar, tashmë kohë të gjatë ishte vëzhguar nga policia italiane.

 

 

Një çift gjermano austriak me fëmijën e tyre njëvjeçar, është hetuar në Italinë Veriore në përpjekje për të shitur dhjetë kilogramë kokainë, bëjnë të ditur mediet italiane, njofton „Shtegu.com“. Çifti në fjalë, një shtetas gjerman 33-vjeçar dhe një austriake 27-vjeçare, janë arrestuar pasditen e së martës në Lentate sul Seveso.

 

 

Që të dy kishin shpresuar se lëndën narkotike do t`ia shesin një shqiptari 28-vjeçar. Por, ata nuk e kishin ditur se klienti i tyre ishte vëzhguar për një kohë të gjatë nga policia e Milanos. Gjatë shitblerjes së mallit, ata i arrestojnë që të tre të dyshuarit. Përpos drogës, policia ka konfiskuar edhe një shumë të hollash në vlerë prej 166.000 euro, para të gatshme.

 
Çifti ka qenë i angazhuar për shërbime korriere, ndërsa bëhet fjalë për transportin e më tepër se 40 kilogramëve kokainë, nga Holanda për në Itali.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...