Familja shqiptare në Gjermani me sihariq të madh

69 Lexime

Lajme të mira vijnë nga Martinshöhe e Gjermanisë: Një familje refugjate shqiptare mund të qëndrojë në Gjermani. Me këtë është siguruar trajtimi mjekësor i djalit të saj të sëmurë nga kanceri.

 

 
Komisioni për raste të rënda i krahinës gjermane Rheinland-Pfalz, ka vendosur që familja shqiptare të qëndrojë edhe për një vit në Gjermani. Një lajm të tillë e ka komunikuar vetë familja shqiptare. Komisioni dhe Ministria përkatëse integruese e krahinës, për shkaqe të mbrojtjes së të dhënave personale, nuk kanë dashur ta komentojnë ngjarjen.

 

Abschiebung bei Härtefall

 
Djali dymbëdhejtëvjeçar i familjes, ka një tumor mallinjë në sy, i cili tashmë është larguar, ndërsa ai për momnetin ka një protezë në sy dhe me tjetrin sy mund të shohë shumë pak. Për shkak të sëmundjes së tij, ai duhet të kontrollohet çdo muaj. Por, ekziston rreziku që kanceri të prekë edhe vëllain e tij më të ri. Sipas informatave të familjes, Komisioni për raste të rënda ka vendosur ta prolongojë qëndrimin e familjes për shkak se fëmijët duhet të kurohen edhe më tej.

 

 
Faktikisht, familja është dashur të dëbohet nga fundi i nëntorit, pasi kërkesa e saj për azil ishte refuzuar. Por, falë disa qindra nënshkrimeve të organizuara nga fqinjët e tyre, familja shqiptare mund të qëndrojë në Martinshöhe të Gjermanisë, shkruan „swr.de“ njofton „Shtegu.com. Me këtë rast ishte aktivizuar edhe Komisioni për raste të rënda, i cili reagon në rastin kur personat nuk kanë lejeqëndrim ilegal, por për shkaqe të tjera, ata vendosin për fatin e tyre.