Policia gjermane në kërkim të Mohamedit të vogël

53 Lexime

Pas një termini që kishte nëna e Mohamedit të vogël katërvjeçar, në një qendër sociale në Moabit të Gjermanisë(4), fëmija u zhdukë papritmas. Një aksion kërkimi i policisë gjermane, deri më tani ka mbetur pa sukses.

 

 

Shikimi i saj nuk ka të ndalur përreth, sikur të kërkojë sado një gjurmë të vogël të Mohamedit të vogël. Aldiana Januzi (28) për momentin është duke përjetuar traumën më të rëndë që mund t`i ndohë ndonjë nëne: Tashmë dy javë, i biri i saj është zhdukur! „Do trë doja që ai përsëri të paraqitet, jam shumë e mërzitur“, ka deklaruar nëna për „Berliner Zeitung“, transmeton „Shtegu.com“.

 

 

Ja se si kishte ndodhur ngjarja: Të enjten e një tetorit, gruaja refugjate nga Bosnja e Hercegovina, me fëmijët e saj Kevinin (5 muajsh), Melinën (9) dhe Mohamedin, rreth orës 12.00 kishte shkuar në një qendër sociale në Moabit, ku do t`i pranonte benificionet sociale për familjen pesanëtarëshe.

Gjatë terminit, ajo e kishte lënë Mohamedin të vetmuar jashtë institucionit. Përreth tij ishte shkaktuar një kaos i vërtetë: Para ndërtesës ishin drejtuar mijëra refugjatë për tu regjistruar. Në këtë tollovi të madhe, njeriu mund të humbasë shumë lehtë fëmijën. Sapo Aldiana Januzi e kishte përfunduar takimin, ajo ishte kthyer për ta marrë djalin, por nga ai mungonte secila gjurmë.

 

 

E tmerruar nga ngjarja, ajo fillon të kërkojë përreth ndërtesës, thërret policinë, por kot. Deri më tani mbetet e paqartë se ku mund të jetë fëmija.

 

2,w=559,c=0.bild

 

Nëna e tre fëmijëve kishte ardhur në Berlin të Gjermanisë para dy vitesh. „Babai i Mohamedit u vra. Bosnja nuk ishte më e sigurt për ne. Ishim të detyruar të arratisemi“, rrëfen Aldiana me lot në sy. Ajo u vendos në Gjermani për tu mundësuar fëmijëve të saj një ardhmëri më të mirë. Këtu, ajo e njoftoi shoqëruesin e saj të jetës, Claudio Dura (26).

Por, shpresat për të gjetur Mohamedin e vogël, nuk janë shuar ende, pas emisionit gjerman për raste të pasqaruara „Aktenzeichen XY… ungelöst“, në të cilin u trajtua edhe rasti i Mohamedit të vogël.

 

 

Për rastin e Mohamedit janë angazhuar 50 policë hetues të cilët do të gjurmojë për të gjetur fëmijën e vogël. Para një jave ishte bërë e qartë se Mohamedi ishte shoqëruar nga një burrë 35 deri 50-vjeçar, të cilin e kishte incizuar kamera e sigurisë. Në këtë video, e ëma e kishte njohur fëmijën e saj, por për burrin askush nuk ka dhënë ndonjë informatë se kush mund të jetë ai.

 

 

http://www.bild.de/regional/berlin/entfuehrung/neue-hinweise-zu-mohamed-43020738.bild.html