Njihuni me babain shqiptar më krenar në botë

43 Lexime

Që të dy djemtë iu kualifikuan për Kampionatin Europian në Francë: Taulanti me Shqipërinë, ndërsa Graniti me Zvicrën.
Vështirë është të kontaktosh me babain Ragipin. Natyrisht, ai është i zënë tepër me telefonata të ndryshme, pasi të gjithë duan të bisedojnë me te. Duan të dinë se si është të jesh prind i dy djemve, të cilët janë kualifikuar për KE, me dy kombëtare të ndryshme.

 

 

Graniti (23) me shtetin, i cili për babain Ragipin është shndërruar në vendlindje të dytë. Taulanti (24) me Shqipërinë, me shtetin prej nga është prejardhja e tij. „Ndonjëherë edhe vetë nuk mund të besoj se çfarë ka ndodhur. Unë jam babai më krenar në tërë botën“, ka deklaruar Ragipi për „Blick“, transmeton „Shtegu.com“.

 
Para 25 vitesh, me bashkëshorten e tij Eli, ai kishte ardhur në Zvicër si refugjat politik. Ai kishte punuar si peisazhist kopshtar, ndërsa ajo kishte pastruar. Asnjëherë nuk e kishin imagjinuar atë që sot po e përjetojnë, që bijtë e tyre të bëhen yje të njohur futbolli, se që të dy kishin merita të mëdha që vendet e tyre përkatëse janë kualifikuar për KE 2016.

 
Nuk dihet nëse gjatë verës në Francë do të vie deri te ndeshja mes dy vëllezërve, por një gjë e tillë nuk është e pamundur. Përderisa Zvicra është në vazon e dytë, ndërsa Shqipëria në vazon e katërt, ekziston mundësia që të takohen dy ekipet. „Kam një ndjenjë e cila më thotë se nuk do të vie deri te takimi i dy kombëtareve, por nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë unë do të jem neutral“, pohon Ragipi.
Njëherë e kishte provuar një ndeshje të tillë, kur në mars të vitit 2012, FC Basel (me Granitin) ishte takuar me GC (me Taulantin). Babai Ragipi atëherë ishte i pranishëm në stadium. Por, pasi është tifoz i flaktë i FC Baselit, Ragipi i shtrëngonte duart për FCB. „E dija se një ditë Taulanti do të kthehet në Basel“. FCB me Granitin e kishte fituar ndeshjen me rezultat 2:0.

 
Por, në kombëtare vëllezërit ende nuk kanë luajtur kundër njëri-tjetrit. Kur Zvicra u takua me Shqipërinë në kuadër të kualifikimeve për KB 2014, Graniti ishte në njëmbëdhjetëshin zviceran, por Taulanti në atë kohë ende nuk ishte angazhuar për Shqipërinë. Sidoqoftë, babai Ragipi pohon: „Jam shumë krenar për të dy bijtë e mi“.