Kush është shqiptari nga Zvicra që po hedhë gaz lotsjellës ?!

Date:

Skena kaotike janë zhviluar të enjten në Kuvendin e Kosovës: Të deleguarit kanë ndezur petarda me gaz lotsjellës në hapësirën e Kuvendit, duke shkaktuar ndërprerjen e negociatave. Në këtë ngjarje është i involvuar edhe një zviceran, shkruan „Tages Anzeiger“, transmeton „Shtegu.com“.

Temat për të ardhmen e vendit, në Kosovë janë përkujdesur për një ambient të pakëndshëm: Një pjesë e politikës kosovare dëshiron t`i japë më tepër të drejta pakicës serbe në vend. Ky propozim, tek opozita ka shkaktuar irritim dhe petarda me gaz lotsjellës.

Për momentin, njëri nga delegatët i cili kishte ndezur një petardë është zbuluar. Bëhet fjalë për Faton Topallin (52), një përfaqësues i Partisë majtiste nacionaliste „Vetëvendosje“. Topalli është i njohur edhe në Zvicër: Ai është shtetas i dyfishtë kosovaro-zviceran dhe jeton në Kantonin Schaffhausen. Gjatë fushatës zgjedhore, ai ka pranuar mbështetje edhe nga Lista Alternative e Schaffhausenit.

Përmes medieve shqipe, Topalli ka deklaruar se ai ka qenë i këshilluar që të ndezë petardën në Kuvend. Por, ate e kishte futur brenda dikush tjetër. Në rast të hetimit penal ndaj tij, ai është shprehur i hatshëm që të ballafaqohet me ligjin.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...