Pejani që po mahnitë gjermanët, një milion përdorues të APP it të tij

Date:

Si djal i ri, Nik Myftari i kishte parë policët duke vrarë një fqinjin e tij ne Kosove. Ai u largua nga Kosova, filloi betejën me sistemin shkollor gjerman, studioi dhe krijoi një „Dating-App Spotted“ me shume se një milion përdorues.

Një histori sukesi.

Ata i lënë të gjitha pas vetes dhe rrezikojnë jetët e tyre, për tu larguar nga vendlindja. Ata zbarkojnë në qendrat e strehimit për refugjatë dhe presin me vite të tërë: për punë, azil apo dëbim?!
Nik Myftari aktualisht është 30-vjeçar. Ai e njehë mirë pasigurinë e cila i brengosë njerëzit të cilët dëshirojnë të qëndrojnë në Gjermani. Dy vite e gjysmë kishte jetuar në një qendër strehimore në Mannheim, pasi kishte ikur nga lufta e Kosovës, së bashku me prindërit dhe vëllezërit e tij. Ai nuk kishte ditur asnjë fjalë gjermanisht, por ai filloi shkollimin me një qëllim të vetëm: Ai donte të studionte. Kjo është histroia e tij:
„Nuk ekzistojnë qorrsokake në jetë, jeta vazhdon në çfarëdo mënyre. Problemet të cilat i kam këtu, janë vetëm një barcoletë në krahasim me problemet që i kam përjetuar në Kosovë. Unë u rrita në qytetin e Pejës, ndërsa banonim në shtëpinë e parafundit të rrugës. Kjo na shpëtoi nga policët serbë të cilët në verën e vitit 1999, e morën një fqinj nga shtëpia, duke e tërhequr zvarrë në rrugë dhe e pushkatuan. Ne u fshehëm në shtëpi, unë e pashë kufomën përmes dritares. Mëngjesin e ardhshëm, është dashur të kalojmë mbi kufomën për të marrë rrugën e arratisjes drejt Malit të Zi.

 

Trafikantët na sollën në Gjermani dhe u vendosëm në një qendër strehimi në Karlsruhe e më pas në Mannheim, me roje dhe me tela me gjemba. Pesë persona jetonim në një banesë një dhomë e gjysmë, por kjo nuk më bezdiste shumë, pasi isha i ri, 14-vjeçar dhe i lumtur që natën nuk dëgjoheshin granatat dhe të shtënat me armë.

 

U regjistrova në shkollë fillore pa ditur asnjë fjalë gjermanisht dhe aspak nuk e kuptoja sistemin e këtushëm shkollor. Si 15-vjeçar, me klasën shkuam në një qendër profesionale informimi, ndërsa unë i thashë mësueses se kur të rritem dua të bëhem mjek. ‚Mendon në teknikë dhëmbësh` më pyeti ajo. Të gjithë mendojnë se refugjatët dëshirojnë të kryejnë ndonjë shkollim dhe asgjë tjetër. Por, unë dëshiroja të studioja, ashtu si prindërit e mi.

 

 

I kisha notat e mira dhe për këtë, vazhdova me gjimnaz. Por, nuk isha i sigurt se do të qëndroj deri në përfundimin e shkollimit pasi rregullisht i dëgjoja britmat e refugjatëve të tjerë të cilët dëboheshin nga Gjermani. Policia vinte rregullisht në mes të orës 23.00 e 24.00. Njëherë, me një shokun tim ishim në një klub dhe kur u kthyem rreth orës dy të mëngjesit, e gjithë familja e tij ishte dëbuar.

 

 

Në ndërkohë, të gjithë e kemi pasaportën gjermane. Unë studiova në Heidelberg Ekonominë politike, duke u bërë anëtar i një faqeje në Facebook ku studentët postonin se si psh në bibliotekë kanë parë ndokend për të cilin nuk kanë pasur shumë besim të kontaktonin me te.

 

Ky ishte fillimi i krijimit të „Dating-App ‚Spotted'“, i cili filloi më 2013. Aty mund të gjenden personat të cilët kanë filluar jetë të vërtetë. Mund tu lësh një porosi apo flirt anonim, me shpresë se ai i cili e vëren këtë porosi do t`ju përgjigjet. Në ndërkohë, ne kemi tre investues, një buxhet prej 14,5 milionë dollarësh dhe dhjetë bashkëpunëtorë të punësuar me orar të plotë. Deri më tani kemi një milion përdorues të App-it.

Linku i Aplikacionit www.spotted.de

image

 

Ne jemi pesë themelues, ndërsa unë jam i vetmi me një histroi migranti. Pranadaj besoj se për këtë shkak unë jam njeri që i hyn rrezikut. Unë kam përjetuar një luftë dhe flamuri i bardhë për mua nuk është opsion. Jam mësuar të jetoj me ndodhitë e mia dhe fishekzjarret gjatë fundvitit më sjellin kujtime rrëqethëse“. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...