Ateistja kosovare dhe i krishteri kundër minareve të xhamive
Herolinda Rexhepi i shtrëngon grushtat dhe i drejton nga fytyra e buzëqeshur e Eduard Winistörfer. Në foto shihet një grua e cila ka ushtruar një herë boks, ndërsa këtë e vëren menjëherë politikani i EDU (Unioni demokratik federal zviceran).
Në një artikull të gjerë kushtuar zgjedhjeve lokale në Zvicër, është shfaqur një foto e kandidates shqiptare nga radhët e CVP, Herolinda Rexhepi, kundër kandidatit të EDU, Eduard Winistörfer (67). E para është përkujdesëse njëzetedyvjeçare, prindërit e së cilës kanë ardhur nga Kosova, e martuar, e rritur dhe e natyralizuar në Solothurn të Zvicrës.
I dyti, Eduard Winistörfer (67), shef tregtar i pensionuar. Kryetar kantonal i EDU. Vendbanimi: Winistorf. Vendlindja: Winistorf. Partia e tij nuk dëshiron zgjerim të Islamit në Zvicër.
Burri kundër gruas, ateistja kundër të krishterit, kështu fillon dyluftimi politik në mes këtyre politikanëve.
Herolinda Rexhepi angazhohet për një integrim të të huajve dhe më tepër çerdhe për nënat e vetmuara. Gjat debatit ajo është e buzëqeshur dhe nuk ka tendenca kontroverze. „Një ndalesë e minareve në Zvicër“ ishte njëra ndër temat që u debatua: „Kjo është një temë shumë e qëlluar“, deklaron Herolinda Rexhepi, e cila ka prejardhje myslimane. Ajo mendon se një gjë e tillë është e përshtatshme në vendet myslimane, por jo edhe në Zvicër, shkruan „Aargauer Zeitung“, transmeton „Shtegu.com“. Deklaratat e tilla i pëlqejnë politikanit zviceran. Ai shprehet: „Nuk kam asgjë kundër myslimanëve. Por, unë jam kundër sundimit të Islamit“.
Gjatë këtij dyluftimi politik, nuk ka pasur shumë kundërthënie reciproke dhe ai ka përfunduar në mënyrë shumë të ngrohtë.