Ottmar Hitzfeldi me zemër të madhe, në ndihmë të Jasinit të vogël nga Maqedonia

Date:

Lidhur me ardhmërinë e Jasinit të vogël, fëmijës shqiptar nga Maqedonia, tashmë është angazhuar edhe sportdashësi dhe trajneri me famë botërore, Ottmar Hitzfeld (66), i clili të dielën ka ardhur në Grenzach-Wyhlen në përpjekje për të gjetur një donator të qelizave embrionale për Jasinin.

 

Download

 

 

Ai ka përkrahur Qendrën gjermane të të dhënave për shërimin e palcës së eshtrave (DKMS) dhe betejën e Jasinit ndaj kësaj sëmundjeje, për të cilën deri më tani nuk është gjetur ndonjë donator. Sipas një komunikate të DKMS, për Ottmar Hitzfeldin menjëherë ka qenë e qartë se duhet të përkrahet Jasini vogël. „Porsa e pranova ftesën e DKMS, nëse do të regjistrohesha në aksionin e ndërmarrë për të shpëtuar Jasinin, në mënyrë spontane dhe pa kurrfarë dyshimi, pranova. Ku ka më mirë se sa të shpëtosh një jetë fëmije“, ka deklaruar ish trajneri i Kombëtares zvicerane.

 

 

Ai e kishte formuluar edhe dëshirën e tij për Jasinin e vogël: „Jasinit nga zemra i dëshiroj që sa më shpejtë të gjejë donatorin e nevojshëm“.

 

 

Të përkujtojmë se ende pa i mbushur vetëm dy vite, ndërsa i sëmurë për vdekje: Fëmija i vogël shqiptar, Jasini nga Grenzach-Wyhlen i Gjermanisë, ka nevojë për një donacion të shërimit të palcës së eshtrave. Shumica e gjermanëve kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar, ndërsa tani ka filluar një aksion i madh për tu regjistruar, shkruan „Badische Zeitung“, transmeton „Shtegu.com“.

 
Kërkimi për një donator të shërimit të palcës së eshtrave për Jasinin e vogël është duke vazhduar: Nën patronatin e kryetarit të komunës, Tobias Benz, Qendra gjermane e të dhënave për shërimin e palcës së eshtrave (DKMS) kishte paraparë një aksion që u mbajtë më 18 tetor në „Hochrheinhalle“, për të ndihmuar fëmijën një vjeç e gjysmë shqiptar, i cili është duke vuajtur nga një defekt i rrallë imunitar. Janë paraparë edhe aksione të shumtë me të cilët do të tubohen të hollat e nevojshme, si psh edhe organizimin e tregut nëpër rrugë, në Basler Strasse, prerja e folkëve etj.

 

 

Gatishmëria për ndihmë është e madhe, ndërsa e ëma, Adisa Asani, nga brengosja e madhe, nuk ka ndonjë pasqyrë se si mund të përfundojë aksioni.

 

 

Jasini është duke vuajtur nga një sëmundje kronike granulomatose, e cila nuk i mundësin jetë të mirë kualitative, si dhe e i ofron një jetë të shkurtër. Para se Jasini të shkojë tu bashkohet moshatarëve të tij për lojë, e ëma është e detyruar rregullisht ta dezinfektojë. Ai me gjithë dëshirë vrapon nëpër shportta e mbushura me rërë, por një gjë të tillë e ka rreptësisht të ndaluar për shkak të bakterieve të shumta, ka spjeguar e ëma e tij. (Shtegu.com)

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...