Ja se ç`ndodhi me të burgosurin shqiptar në të cilin u dashurua gardianja austriake

106 Lexime

Dashuria që përfundoi në shtatzani midis një të burgosuri shqiptar dhe gardianes austriake i kishte befasuar austriakët. Ngjarja kishte ndodhur në burgun Krems-Stein, burgu më i madh dhe më famëkeq në Austri, aty ku kishte lindur një pëlqim dhe më pas një dashuri e fshehur midis të burgosurit shqiptar Sufian A, 36-vjeçar dhe gardianes së burgut, Sandra.O, gjithashtu 32-vjeçare, informon „Shtegu.com“.

 

 

Sandra O. kishte qenë shumë vite gardiane në burgun Krems-Stein. Pasi kishte rënë në dashuri me shqiptarin, ajo mbeti shtatzanë dhe tashmë ata kanë një fëmij. Që të dy tani janë duke përfunduar përgatitjet për martesë. „Ardhmëria jonë do të jetë e shkëlqyeshme“, kanë deklaruar në një untervistë për „Krone“.

 

 

Një shtëpi përdhese e shumë simpatike në një fshat të krahinës Niederösterreich. Dysheme e ndritshme, mure të ngjyrosura freskët, mobilje të reja, dhomë e fjetjes, dhoma e ditës me shumë jastuqe e me batanije.

 

 

Dhe gjithkah shihen foto të shumta të vendosura me kujdes. „Më në fund iu kthyem normalitetit“, ka vazhduar Sandra O. „Asgjë dhe askush më nuk do të mund të na ndajë“, shton Sufjan A. „Gjithçka është e mrekullueshme tani“, pohojnë që të dy. Aq është në rregull, sa që të dy janë të bindur se para tyre është një ardhmëri e shkëlqyeshme. E gjithashtu se Sandra kishte gjetur princin e ëndrrave.
Historia e Sandra O. (36) dhe Sufjan A. (32) ishte përkujdesur për një skandal juridik. Gruaja austriake, e cila nga bashkëshortësia e parë ka një fëmijë dhe e cila me vite tëra vlerësohej si gardiane shembullore e burgut, në vitin 2012 kishte filluar një lidhje intime me të burgosurin shqiptar, me të cilin kishte ngelur shtatzanë.
Në tetor të vitit 2013, Sandra O. e kishte lindur një vajzë të vogël, Alissën. Pas pak kohësh, ajo dhe babai i fëmijës u gjendën para Gjykatës austriake, jo për „dashuri të ndaluar“, por për trafikim të celularit në çelinë e burgut. Procesi kishte përfunduar me pasoja fatale për Sandrën, e cila menjëherë u largua nga puna, ndërsa Sufjan A. iu prolongua vuajtja e dënimit me burg. E më pas?

 

Që atëherë, gruaja e vizitonte aq shumë sa iu ishte lejuar, për të diskutuar ardhmërinë e një familjeje të vogël, të krijuar brenda grilave të burgut. Ajo u zhvendos nga banesa zyrtare të cilën ia kishte huazuar burgu dhe tani me padurim është në pritje të lirimit definitiv të Sufjanit.

 

Tashmë disa muaj, ai i ka shpeshtuar pushimet e fundjavës te Sandra, në shtëpinë e saj të re, e cila së shpejti do të jetë edhe e tij. „Do të martohemi para se të lirohem nga burgu në nëntor. Cermeonia zyrtare mbetet sekret i yni dhe nuk do të ftojmë aspak mysafirë. Në këtë ditë të veçantë duam të jemi të vetmuar. Dhe përmes një gote shampanje të përkujtojmë se si filloi gjithçka“.

 

 

Por, si ishte fillimi? „Për herë të parë u takuam dhe kishim ndjenjën se jemi njëri për tjetrin. Që të dy kishin përjetuar një fat të ngjashëm, pasi ishin dëshpëruar nga ish partnerët e tyre. Sandrën e kishte tradhëtuar shpeshëherë burri i saj me gra të tjera, ndërsa Sufjani kishte pasur aq shumë presion financiar nga ish bashkëshortja e tij, sa që ajo e kishte „detyruar“ të kryejë një plaçkitje të armatosur.

 

 

„Në realitet, Sufjani nuk është kriminel. Pas çdo bisede që e bënim fshehtas, unë bindesha se ai është i pafajshëm. Vetëm ky fakt më detyroi që unë të dashurohem në te“, rrëfen Sandra.

 

 

Pas lirimit të tij nga burgu, ata janë duke planifikuar të hapin një sallon bukurie, Sufjani si parukier, ndërsa Sandra si kosmetologe, për tu shndërruar në afaristë të suksesshëm. (Shtegu.com)