Hat-trick i Bujar Mehmetit për fitore të FC Prishtinës

Date:

Ekipi shqiptar FC Prishtina nga Berna, është duke vazhduar me sukseset e saj në Ligën e dytë regjionale të Kantonit të Bernës, kësaj radhe duke mposhtur ekipin FC Alle në fushën e kësaj të fundit, me rezultat 1:3.

 

 

Golin e parë e shënuan vendësit, me anë të futbollistit Mohamed Amine Boukaoui nga penalltia, në minutën 19` duke kaluar në avantazh me rezultatin 1:0. Por, kjo nuk i dëshpëroi djelmoshat e rinj shqiptarë që të vazhdojnë lojën me sulme. Pjesa e parë përfundoi me të njëjtin reultat, ndërsa në fillim të pjesës së dytë, FC Prishtina dëshmoi formën e saj të lartë, duke barazuar rezultatin në minutën 50`për 1:1. Ishte ky një gol i shënuar nga Bujar Mehmeti dhe kthesë e madhe në vazhdim të ndeshjes.

 

 

Si duket, mbrëmja ishte e rezervuar për tifozët e flaktë të FC Prishtinës, të cilët edhe kësaj radhe nuk përtuan që ta shoqërojnë ekipin e tyre të zemrës në udhëtimin e tyre në Kantonin Jura, si dhe për Bujar Mehmetin, golashënuesin më efikas të ekipit, njofton „Shtegu.com“. Vetëm pesëmbëdhjetë minuta më vonë, në minutën 64`, Bujar Mehmeti shënon edhe golin e tij të dytë, duke shkaktuar kënaqësi e  eufori të madhe tek tifozët, ndërsa huti në radhët e ekipit vendës.

 

 

Rezultatin përfundimtar dhe tri pikë të reja për Prishtinën, i vulosi kush tjetër, përpos Bujar Mehmetit dhe hat-trickut të tij, në minutën 90`4`. Edhe një fitore e merituar e FC Prishtinës nga Berna, e cila vërtetë ka krijuar një befasi të madhe në shoqërinë e re të Ligës së dytë rajonale të Bernës, duke përforcuar pozitën e dytë në tabelën e klasifikimit, dy pikë më pak se lideri, ndërsa gjashtë pikë më shumë se katër ekipet e tjera që pozicionohen pas saj, e në mesin e të cilave është edhe ekipi shqiptar i FC Besa Biel-Bienne.   asd

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...

Arbër Bullakj zgjidhet deputet nē Këshillin Kombëtar zviceran

Arbër Bullakaj, një politikan socialdemokrat shqiptar nga Wili, po...

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Evropiane të Matematikës në Lituani

Vesa Xhymshiti do ta përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën e...