NZZ: Dyqind franga zvicerane për mbajtje të shamisë

Date:

Myslimanët radikalë janë duke i rekrutuar të rinjtë dhe fëmijët nëpër xhami. Ata duhet të shkojnë në luftë për Shtetin Islamik. Përkrahësit e rinj, terroristët i shpëblejnë me shuma të mëdha në të holla. Bile edhe për mbajtje të shamisë ekzistojnë shpërblime në të holla.

 

 

Gjatë shtatorit të kaluar, Komuna Winterthur u bë objekt i hetuesve policorë zviceranë. Dy të reja nga qyteti kishin udhëtuar për në Siri, për t`iu bashkuar luftës. Vajzat e reja ishin rekrutuar në xhaminë An`Nur, ku rekrutohen edhe fëmijë.

 

 
Për të rekrutuar përkrahës të rinj, islamistët i joshin me të holla, ndërsa shuma përkatëse është 200 franga. Një gjë të tillë e pohon politikani shqiptar nga ky qytet, Blerim Bunjaku në një bisedë më „NZZ am Sonntag“, njofoton „Shtegu.com“.

 

 
„Ata i paguajnë vajzat e reja, po që se mbulohen me shami dhe ferexhe“, pohon Bunjaku.

 

 
Edhe për anëtarët e familjeve të të rekrutuarve ka shpërblime. Kështu psh, vajzat e reja të cilat do t`i detyrojnë motrat e tyre të mbajnë shami, do të shpëblehen. Po që se ato e mbajnë këtë qëndrim si duhet, shpërblimet mund të dyfishohen. Të rejat mund të fitojnë deri ne 2 mijë franga në vit. Por, të hollat nuk luajnë shumë rol në këtë aspekt, pasi ato janë në sasi të madha dhe shpërndahen në mënyrë bujare.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Deputeti zvicëran Arbër Bullakaj: Votoni kundër iniciativës “Zvicra me 10 milionë banorë”

Arber Bullakaj, Deputet në Kuvendin e Zvicrës, nga radhët...

Migracioni është fenomen normal dhe motor i zhvillimeve në Zvicër

Bernë, 2026 – Debati rreth iniciativës së SVP-së «Jo...

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...