A është ky „Sheik Mohammedi“ që po i radikalizon fëmijët shqiptarë në Zvicër?!

189 Lexime

Në grupe konfidenciale, organizatorët dhe të rinjtë në Winterthur të Zvicrës shikojnë video terrori nga ISIS-i. Bile, për qëllime të tyre propagandistike ata i shfrytëzojnë edhe fëmijët.

 

 

Qilimat në dyshemenë e xhamisë An`Nur të Winterthurit janë të gjelbër, njësoj si ngjyra e Profetit Muhamed. Disa dhjetëra persona ishin tubuar të premten për tu falur, shumica e tyre pleq, por edhe grupe të vogla të rinjsh me mjekrra të gjata dhe flokë të krehur nga prapa. Ata kanë të veshur pantollona gjysmë të gjata dhe këmisha të gjata, duke biseduar kokë më kokë herë gjermanisht e herë shqip.

 

islamisten-winterthur2

 

Nuk është një e premte e rëndomtë në këtë xhami, pas sulmeve në Paris, ajo është bërë objekt i fokusit të opinionit dhe autoriteteve zvicerane. Gazetari gzviceran Kurt Pelda, gjatë kësaj jave ka zbuluar se një imam i kësaj xhamie ka lidhje me ISIS-in. Shumica e të rinjve shkojnë nga Winterthuri për Xhihadin në Siri, shkruan „SonntagsZeitung“, transmeton „Shtegu.com“.

 

 

Gjatë kësaj të premte, imami A. E. nuk kishte ardhur në xhami. Besimtarët e quajnë ate me nofkën „Sheik Mohammed“. Ai është instanca më e lartë në An’Nur – dhe jo faqe e pashfletuar.
Imami 39 vjeçar, kishte luftuar në Libi kundër diktatorit Diktator Gadafi dhe është anëtar i „Libyan Islamic Fighting Group“. Pas revolucionit shekullor, ai kishte ardhur në Zvicër, duke u martuar me një zvicerane dhe predikonte në shoqatën e xhamisë „Arrahma“ deri në vitin 2008, kur ajo u mbyllë për shkak të katër personave që kishin pranuar mall të plaçkitur.

 

islamisten-winterthur1

 

Pas rrëzimit të qeverisë së Gadafit, imami shkon shpeshëherë në Libi ku edhe qëndron për muaj të tërë. Sipas informatave të „Weltwoche“, ai gjithashtu ka udhëtuar edhe në Siri, në fortesën e ISIS-it. Bile „SonntagsZeitung“ ka informuar se ai atje ka qenë edhe i plagosur.

 

 

Mbetet e paqartë se çfarë kërkon imami në Libi. Mos vallë është duke sjellut të holla në Zvicër, për t`i finacuar këtu xhihadistët?
Por një gjë është e sigurt: Nga dukja e jashtme, libiani dhe An’Nur paraqiten jashtzakonisht të moderuar. Në fakt, shumica e vizitorëve në xhami nuk kanë asgjë me ISIS-in. Por, përmes „SonntagsBlick“, disa besimtarë kanë pranuar se në grupe të vogla është duke u mbjellë urrejtja ndaj Perëndimit. Ata takohen në një lokal me xhama të errësuar në xhami. Asnjë nga vizitorët nuk ka qasje në këtë lokal, me përjashtim të disa të përzdhedhurve, në mesin e të cilëve edhe aktivistët e shpërndarjes së Kuranit, të pagëzuar me titullin „Lexo“.

 

IS-RUECKKEHRER1

 

Por, sipas kryetarit të shoqatës, Atef Sahnoun (49) nuk ka vend në xhami për radikalistët. Sheik Mohammedi është vetëm ndihmës imam dhe predikimet e tij nuk janë të dënueshme. „Ai është personi më paqësor të cilin unë e njoh“.

 

 

Në mesin e vizitorëve të xhamisë është edhe Achmedi, një njëzetvjeçar i ri, i cili gjatë verës kishte shkuar në Siri. Të rinjtë e tjerë të cilët ende nuk kanë udhëtuar në xhihad, janë të mahnitur nga Achmedi.

 

topelement

 

Njëri nga ta, i cili e njehë mirë, pohon: „Ai ka ndryshuar totalisht, është distancuar plotësisht, është bërë person në vete“. Për ate se çfarë ka përjetuar në Siri, ai bisedon vetëm me të përzgjedhur.
Jo vetëm të rinjtë që po e ndjejnë radikalizmin. SonntagsBlick ka biseduar edhe me gra, burrat e të cilave e vizitojnë rregullisht xhaminë – dhe janë të brengosura për tendencat radikale. Njëra nga to ka rrëfyer se si bashkëshorti i një shoqeje të saj gjithnjë e më tepër i kishte ekstremizuar pikëpamjet e tij, duke ua ndaluar fëmijëve larjen në pishinë dhe luajtjen futboll.

 

 

Me këtë rast, ai e kishte urdhëruar bashkëshorten që të qëndrojë në shtëpi dhe shtëpinë ta lëshojë vetëm nën shoqërimin e ndonjë mashkulli. „Përgjegjësit janë duke bërë shumë pak kundër radikalëve“, janë të bindura gratë. Nga ana tjetër, ato janë të pafuqishme të parandalojnë burrat në dëshirat e tyre, veçanërisht kur bëhet fjalë edhe për radikalizimin e fëmijëve të tyre nga islamistët. Qysh tani, fëmijëve të vegjël u tregojnë video terrori të ISIS-it, fotografohen me flamur të zo dhe gishtin tregues të ngritur lart, që është një shenjë e grupit terrorist.

 

topelement (1)

 

Në qilimat e xhamisë fëmijët mësojnë leximin e Kuranit dhe kick boks. Shumica e tyre atje janë aktivë në skenën e kick boksit. Dhe kjo nuk është e tëra: Njëri nga prindërit e kishte postuar në internet pikturën e fëmijës së tij se si kryetari Obama është vizatuar në formë të derrit, kafsha më e ndytë në Islam. Të përkujtojmë se edhe shqiptari i dyshuar se është vrarë, Valdet Gashi, përndryshe kampion i dyfishtë botëror në kick boks, e kishte vizituar shpeshëherë xhaminë në fjalë. Për nder të tij dhe xhihadistëve të tjerë, në xhami ishte mbajtur një minutë heshtje.