„Tagblatt.ch“: Maqedonia po e shkelë të drejtën ndërkombëtare

Date:

Tash e pesë ditë, rreth 70 migrantë nga Paksitani, Sudani, Kongo, Irani; Maroko, Banglladeshi etj., sipas informatave nga MPB, janë ngujuar në territorin ndërkufitar në mes të Maqedonisë dhe Greqisë, në Gjevgjeli. Siç deklarojnë, ata vetëm duan ta kalojnë kufirin dhe Maqedoninë, e më pas të vazhdojnë rrugën e tyre drejt vendeve të BE-së. Kushtet atmosferike nën të cilat ata presin vendimin për ardhmërinë e tyre janë të rënda, pasi shiu dhe koha e ftohtë janë duke i rritur në masë të madhe vuajtjet e tyre. Nga e premtja, autoritetet maqedonase janë duke lëshuar refugjatë vetëm nga vendet ku ka konflikt ushtarak (Siria, Afganistani dhe Iraku), duke vepruar sipas shembullit të Sllovenisë, Serbisë dhe Kroacisë. Të tjerët cilësohen si „refugjatë ekonomikë“. Por, në drejtësinë humanitare ndërkombëtare nuk ekziston ky term. Çdo azilkërkues ka të drejtë në shqyrtimin e arsyeve për azil, shkruan „Tagblatt“, transmeton „Shtegu.com“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

PAS VENDIMIT TË DHOMAVE TË SPECIALIZUARA NË HAGË – NA DUHET DURIM, QETËSI DHE DREJTËSI

Akad. Miftar Tërshnjaku Sot, Kosova përballet me një nga momentet...

KOSOVA KA NEVOJË PËR INSTITUCIONE, JO PËR ZGJEDHJE TË PAFUNDME

Nga Akad. Miftar Tërshnjaku Nuk po e shkruaj këtë shkrim...

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! – poezi Akad. Miftar Tërshnjaku

HAPNI FLAMUJ, LE TË VALOJNË! Hapni flamujt, le të valojnë, mbani...

Akad. Miftar Tërshnjaku – poezi

PËR SHQIPËRINË Për Shqipëri, për tokë të lashtë Ilire, edhe gurët...