Nëna kosovare dëbohet në agun e mëngjesit

Date:

Pa kurrfarë paralajmërimi, kosovarja dërgohet në aeroportin e Mynihut në Gjermani

 

Ata kishin ardhur gjatë natës: Një nënë kosovare nga Nürnbergu i Gjermanisë, me fëmijën e saj njëvjeç e gjysmë, është dëbuar për në Kosovë – pa kurrfarë paralajmërimi. Dy partitë gjermane (Të Gjelbërit dhe Ekologët) kanë kritikuar për një „ashpërsi të panevojshme“ dhe „trajtim të padenjë“ me 23-vjeçaren.
Kosovarja ishte strehuar në një strehimore në Nürnberg. Ajo kishte ardhur në Gjermani para dy vitesh, por më kot i kishte lutur autoritetet për ndonjë azil të mundshëm. Pasi kishte marrë vesh lajmin se e bija ishte shtatzanë, babai e kishte martuar 23-vjeçaren me detyrim. Për të shmangur turpin dhe humbjen e nderit, ai e marton të bijën për një person 15 vite më të vjetër, i cili nuk është prindi i fëmijës, transmeton „NordBayern.de“. Për shkak të burrit të saj të dhunshëm, kosovarja ka qenë e detyruar të arratiset në Gjermani, ndërsa në qytetin Fürth ajo lind një djalë i cili tashmë është njëvjeç e gjysmë.
Por, në një aksion nate dhe të errët, ajo dëbohet së bashku me të birin – pa paralajëmrim, një ngjarje e cila ka shkaktuar kritika të shumta tek gjermanët. „Për fat të keq, nuk është hera e parë që Enti i migrimit po njolloste“, ka deklaruar politikani „i gjelbër“, Elke Leo, i cili ka përtkujtuar se një akt humanizmi dhe vendim individual pozitiv për persona të caktuar do të jenë e drejtë etike.
Edhe përkujdesësja e kosovares, Elisabeth Schwemmer, është e tmerruar. „Nuk kam pritur një egërsi të tillë“, pohon ajo. Tashmë një vit, ajo është u përkujdesur për kosovaren e re, por asnjherë nuk i kishte shkuar ndërmend se mund t`i ndodhë një gjë e tillë. Edhe nga Partia demokratike ekologjike ÖDP vijnë kritika të ashpra për rastin në fjalë, për të cilën, „principi i njerëzimit duhet të jetë devita më e lartë. „Në raste normale, personave të dëbuar së paku u jepet mundësia që të përgatiten“, ka përfunduar përkujdesësja Elisabeth Schwemmer.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...