Gjermanët ende e vajtojnë diskualifikimin historik nga Shqipëria
Data 17 dhjetor 1967 mbetet dita më e zezë në historinë e futbollit gjerman. Në atë kohë, Gjermania lëshoi rastin e parë dhe të vetëm të merrë pjesë në një Kampionat Europian, edhe ate në Tiranë, tek xhuxhimaxhuxhi Shqipëria, shkruan e përditshmja gjermane „Rheinische Post“, transmeton „Shtegu.com“.
Shefi i Kombëtares gjermane, Helmut Schön ishte aq i sigurt në fitoren e Gjermanisë sa që hoqi dorë nga futbollistët e Bayernit të Mynihut. „Atje mund të udhëtojmë edhe me lojtarët e FC Nürnbergut apo Eintracht Braunschweigut, pa na ndodhur ndonjë gje“, kishte deklaruar trajneri i gjermanëve, Max Merkel para se të zhvillohej ndeshja në stadiumin „Qemal Stafa“.
Ndeshjen e parë, gjermanët e kishin fituar pa ndonjë mund të madh me rezultat të thellë 6:0, ndërsa në ndeshjen e kthimit u mjaftonte një fitore minimale për tu distancuar nga konkurrenti, Jugosllavia dhe për të marrë pjesë në fazën finale që zhvillohej në Itali. Por, doli ndryshe ngaqë e kishin paramenduar gjermanët. Në një fushë të papërshtatshme, gjermanët nuk arritën të shënojnë ndaj shqiptarëve luftarakë. Gjatë kthimit në Gjermani, Kombëtarja gjermane ishte ofenduar qysh në hyrje të aeroportit, nga personeli i tij, ndërsa e përditshmja gjermane „Bild“ kishte kërkuar largimin e menjëhershëm të trajnerit, duke shkruar: „Mos e lini Merkelin brenda“.
Pasi në vitin 1972 Gjermaninë e bëri kampion europian dhe dy vite më vonë edhe kampion të botës, disa vite më vonë ai kishte deklaruar se ndeshja me Shqipërinë ka qenë dita më e kobshme si trajner i Kombëtares gjermane.