Njëzet mijë euro dënim për vozitje nëpër binarë

Date:

Bild-Ruhrnachrichten

Rrugën e shkurtër që e gaboi, vozitësi i pakujdesshëm nga Fröndenberg afër Dortmundit në Gjermani, do të duhet ta paguajë shtrenjtë
Para rrafsh dy muajsh, një fotografi e një veture në metron e Dortmundit filloi të qarkullonte nëpër medie. Një person, me veturën e tij Ford ishte futur në brendësi të një metroje në Dortmund për rreth 800 metra, duke vozitur nëpër binarë. Tashmë është e qartë se për vozitësin do të kushtojë shumë shtrenjtë. Fillimisht dëmi ishte vlerësuar në 3 mijë euro, por autoritetet përkatëse gjermane e kanë korrigjuar shumën duke e ngritur në shifrën prej njëzet mijë euro. „Kemi disa dëme të vogla nëpër binarë, por shuma e shkaktuar është si pasojë e nxjerrjes së veturës nga binarët dhe shpenzimet për personelin në aksion“, ka deklaruar zëdhënsja e metrosë, Britta Heydenbluth. Binarët kanë qenë të bllokuar për plot pesë orë. Fat në fatkeqësi për vozitësin 31-vjeçar: Dëmin e shkaktuar do t`ia paguajë sigurimi, por ai është dashurr ta dorëzojë patentë shoferin në polici. Nga fundi i muajit shkurt, vozitësi e kishte anashkaluar një shenjë në komunikacion duke u futur nëpër binarët e metrosë, ndërsa stacioni i fundit i tij ishte „Barop Parkhaus“. Për fat të mirë, gjatë kësaj nuk pati dëme të tjera. Sipas autoriteteve gjermane, shenjat për paralajmërim të metrosë janë të mjaftueshme, pranadaj ata e heqin nga vetja çdo përgjegjësi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...