Shqiptarët me rrugë të ndyta, por me shtëpi shumë të pastërta

60 Lexime

csm_428939-img8044.scaled_f09fe57e3d
Me 62 vite, zvicerani Rolf Alther ishte dashuruar edhe një herë – kësaj radhe në Shqipërinë. Ai tani jeton atje
Para gjysmë muaji, zvicerani Rolf Alther u zhvendos nga qyteza Münchwilen për në Shqipëri. Për takimin e anëtarëve të Shoqatës „Shoqëria Zvicër – Shqipëri“ që u mbajt në Wil, ai u kthye për një javë në Zvicër. Qëllimi i tij: T`i tërheqë kompanitë zvicerane për të investuar në Shqipëri
Rolf Alther drejton një veturë të llojit Ford Galaxy me autotarga shqiptare. Ai ishte kthyer me të para disa ditësh nga Shqipëria në Zvicër, duke kaluar 1500 kilometra. Tashmë gjysmë viti, Rolf Alther është duke jetuar në Shqipëri – banesën e tij në Zvicër ai ende e ka në pronësi: „Të gjitha gjërat i kam kthyer nga prapa: Në vitin 2013 udhëtova 11 herë për në Shqipëri, tani po udhëtoj 11 herë për në Zvicër“. Në Zvicër ishte kthyer për të marrë pjesë në takimin e anëtarëve të Shoqatës „Shoqëria Zvicër – Shqipëri“ që u mbajt në Wil. Rolf Alther është themeluesi i kësaj shoqate para shtatë vitesh. Ai dhe 56 anëtarët e shoqatës kanë vendosur objetiva ambicioze. Në statusin e saj qartë shihet se ata dëshirojnë „bashkëpunim ekonomik, kulturor dhe shqoëror në mes të dy vendeve, Zvicrës dhe Shqipërisë“. Deri në vitin 2007, Rolf Alther nuk kishte bërë asgjë për rajonin e Ballkanit, si në aspektin privat, po ashtu edhe në ate afarist. Por, pas vizitës së parë që i bëri Shqipërisë së atëhershme me jehonë negative, ai u dashurua: „Menjëherë e kuptova se këtu mund të bëhej shumë“.
Rolf Alther është 73-vjeçar. Kur e vizitoi për herë të parë Shqipërinë, ai ishte i pensionuar, por mosha nuk e pengoi që ta zvogëlojë disponimin e tij të sipërmarrësisë: „Vetëm po që se nuk bëj asgjë, unë plakem“, kishte deklaruar ai. Në vitin 2007, me një ish bashkëpunëtor ai e viziton Kosovën, me qëllim që të krijojë një qendër për një fabrikë metalike. Por, shumë shpejt iu bë e qartë se Kosova nuk ishte vend i përshtatshëm për një gjë të tillë: „Gjithçka ishte kaotike. Për të ndërtuar atje diçka, nuk kishte gjasa të mëdha për sukses“. Gjatë kthimit, ata e vizituan edhe Shqipërinë fqinje vetëm për kuriozitet. Gjatë arritjes në Tiranë, ata i priste një befasi e madhe: Nuk kishin ku të parkonin veturën. Natyrisht se Shqipëria nuk është vend i pasur dhe infrastrukturën e ka në zhvillim e sipër. Por, rrethanat ishin më pak kaotike se sa në Kosovë. „Ishte interesant se rrugët ishin shumë të ndotura, por nëpër shtëpi ishte shumë pastërti“. Rolf Alther e hetoi potencialin e vendit për të investuar, duke pasur parasysh rrogat e ulëta, njerëzit punëtorë dhe shkollim të mjaftueshëm bazë, me ç`rast do të mundësohej një prodhim me shpenzime të vogla. Klima mesdhetare, bregu i gjatë 400 kilometra dhe shumë e shumë gjëra të tjera, e bindën ate se mund t`i bindë investorët zviceranë që të vijnë në Shqipëri. Por, problemi kryesor ende ekzistonte: Reputacioni i keq i Shqipërisë. Dashuria e Rolfit për Shqipërinë nuk kufizohet vetëm në vendin e bukur, por edhe bashkëshortja e tij e dytë është shqiptare nga Kosova. E kishte njoftuar në Wil duke e pyetur nëse e dinte se ku mund të gjejë kishë shqiptare. Për fat, ajo kishte qenë duke shkuar mu atje dhe kështu ata njoftohen dhe venë kurorë. Për Rolfin është me rëndësi që të mos lihen në një rang shqiptarët e Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë. Në Zvicër jetojnë 1300 shtetas shqiptarë, ndërsa rreth 200.000 deri 300.000 kosovarë. Shpeshëherë ai e vëren se kriminelët e Kosovës dhe të Maqedonisë emërohen në mënyrë jokorrekte. „Kjo jep një pasqyrë të gabueshme, pasi dallimet kulturore në mes të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë janë të mëdha. Psh. në Shqipëri feja nuk luan shumë rol të madh, 70 për qind e miqve të mi shqiptarë nuk e dinë se cilës fe i takojnë“. Edhe barazia gjinore atje është dukshëm më e zhvilluar se sa në Maqedoni apo Kosovë.